Celine Dion është shfaqur e lumtur që është rikthyer në Paris pas shumë kohësh, për shkak të Lojërave Olimpike. Ylli i madh i muzikës pritet të bëjë një rikthim të madh në skenë, pas gati tre vitesh mungesë.
Në një postim në Instagram, Dion shfaqet në Luvër dhe jep një mesazh shumë të bukur për jetën.
“Sa herë që kthehem në Paris, më kujtohet se ka ende shumë bukuri dhe gëzim në botë për të jetuar. E dua Parisin dhe jam shumë e lumtur që jam kthyer! Faleminderit miqve tanë të mrekullueshëm në Muzeun e Luvrit!”, ka shkruar Dion.
View this post on Instagram