Mariah Carey po planifikon të rikthehet me një koncert. Kjo pas problemeve që ka JLo.
Një burim i brendshëm ka thënë për In Touch se ka nisur serish armiqësia mes dy këngëtareve.
“Mariah është vërtet e emocionuar që po kthehet në Vegas dhe mezi pret të dëshmojë se është ende në krye të muzikes kur vjen puna për të organizuar një shfaqje dhe për të sjellë shitjet e biletave”, thotë burimi.
Dy vajzat kanë një histori të gjatë armiqësie, e cila filloi kur JLo nënshkroi një marrëveshje dhe filloi bashkëpunimin me ish-bashkëshortin e Mariah, Tommy Mottola në 1999. Ndërkohë, Mariah deklaroi “Unë nuk e njoh atë”, kur u pyet për Jennifer gjatë një interviste të vitit 2008.