Elton Ilirjani do të hapë Javën e Modës në Kosta Rika. Modeli, aktivisti dhe filantropi i njohur do të shfaqet në Javën e Modës në mbrojtje të një kauze globale, siç është ajo e ndalimit të dhunës ndaj grave. Ilirjani do të parakalojë më 24 gusht krah Fedras, yllit të kinemasë në Kosta Rika me sloganin “Stop Femicides”.
Por për shqiptarin që po bën xhiron e botës me pjesëmarrje në eventet më të rëndësishme të modës, Kosta Rika është thjesht destinacioni i parë në një hartë që përfshin Japoninë, Korenë e Jugut, Parisin, Milanon, Miamin dhe në fund Tiranën, ku do të parakalojë duke veshur koleksione unike, të dizenjuara enkas për të. Elton Ilirjani është sot një nga zërat më të fuqishëm të pasarelave që më shumë sesa tendenca përçojnë mesazhe./revistawho.com