Kourtney Kardashian po përballet me kritika në rrjetet sociale pasi ndau dekorimet e saj për Halloween. Ajo postoi foto të dekorimeve të saj për Halloween, duke përfshirë një fotografi të dy skeleteve të vendosur në një pozicion intim në oborrin e përparmë të shtëpisë së saj dhe Travis Barker.
“Përshëndetje tetor”, ka shkruar 45-vjeçarja krah fotove.
Por disa përdorues të mediave sociale e quajtën “të neveritshme”.
“Si nënë e katër fëmijëve, më duket e neveritshme,” komentoi një ndjekëse në postim.
Një tjetër shkroi: “Skeletet seriozisht? A keni respekt për fëmijët tuaj?”
“Ajo është shumë e çuditshme që kur u lidh me Barker … Më konservatore kur ishte me Scott!” shkroi i treti.
“A ju intereson që fëmijët tuaj të shohin skeletin tuaj të neveritshëm?” një person tjetër e pyeti Kourtney.