Kush e bindi Ledina Çelon të rikthehet në Shqipëri për t’u ulur në karrigen e jurisë së “Albania’s got talent”? Duket se një bisedë me të birin ndryshoi gjithçka.
“I kam pëlqyer gjithmonë emisionet e këtij lloji. I kam ndjekur me shumë dëshirë ndër vite. Më pëlqen të shoh talentet e ardhshme dhe në “Albania’s got talent” do të jap maksimumin tim. E pranova ftesën me shumë kënaqësi. Për të zbuluar talentin e vërtetë, duke qenë se vitet e fundit në Shqipëri ka filluar të zbehet. Talenti po shuhet, muzikën e kanë helmuar. “Albania’s Got Talent” është mundësi e shkëlqyer për të shpëtuar talentet e vërteta. Pastaj kur mora ftesën isha me tim bir i cili më bëri të reflektoj dhe të pranoj me 100% ftesën.
‘Mami ne jemi rritur tani, ti duhet të rikthehesh në atë që ti do më shumë’. Këto fjalë më bindën dhe ja ku jemi, gati për të nisur.”