Eva Longoria nuk jeton më në SHBA dhe po ndan kohën mes Meksikës dhe Spanjës. Rizgjedhja e Republikanit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, ka dëshpëruar yllin e serialit Shtëpiake të dëshpëruara.
Aktorja e cilëson Amerikën një vend distopian dhe vëren se është e privilegjuar për të lëvizur, ndryshe nga shumica e amerikanëve.
Në një intervistë me revistën franceze Marie Claire për kopertinën e nëntorit, Longoria ia atribuoi vendimin “ndryshimit të atmosferës” së vendit pas pandemisë Covid-19, të pastrehëve dhe taksave të larta në Kaliforni dhe rizgjedhjes së Donald Trump.
“Nëse ai i mban premtimet e tij, do të jetë një vend i frikshëm”, tha ajo.