Brian Austin Green së fundmi ka reaguar ndaj lajmit për ndarjen e ish-bashkëshortes së tij Megan Fox dhe Machine Gun Kelly, që ndodhi vetëm një muaj pasi aktorja 38-vjeçare njoftoi shtatzëninë e saj me fëmijën e Kelly. Green, 51, pranoi se nuk ishte në dijeni të ndarjes dhe u shfaq dukshëm i befasuar kur u informua për të. Ai ka reaguar edhe ndaj lajmit për tradhtinë e pretenduar të Kellit.
“As nuk e dija. Jo. Nuk e kisha idenë”, tha Green për TMZ kur u pyet për ndarjen e tyre.
Kur gazetari sugjeroi se tradhtia e supozuar e Kelly-t mund të kishte luajtur një rol, Green nuk u përmbajt. “Sa vjeç është ai? A e dini? Ai është në të 30-at. Shumë mirë. Në të 30-at. Rritu atëherë. Ajo është shtatzënë”, u përgjigj ai.
Pavarësisht dramës, Green shprehu shqetësim të vërtetë për ish-gruan e tij dhe familjen e tyre.
“Unë dua vetëm më të mirën për të, dua më të mirën për fëmijën, dua më të mirën për fëmijët tanë. Ky është një turp. Ky është një turp. Unë jam zemërthyer për këtë, sepse e di që ajo ka qenë shumë e emocionuar dhe fëmijët janë kaq të emocionuar për jetën dhe ndryshimin”, tha ai.
Marrëdhënia e Green dhe Fox filloi në vitin 2004 kur u takuan në xhirimet e serialit Hope & Faith. Ata u martuan në vitin 2010 dhe kanë tre fëmijë së bashku – Noah Shannon, 12, Bodhi Ransom, 10 dhe Journey River, 8. Edhe pse u ndanë për pak kohë gjatë viteve 2010, martesa e tyre përfundoi zyrtarisht në nëntor 2020 kur Fox bëri kërkesë për divorc. Regjistrimi erdhi vetëm disa ditë pasi ajo dhe Kelly bënë publike lidhjen e tyre.
Romanca e Fox dhe Kelly shpejt u bë serioze dhe në vitin 2022, çifti u fejua. Në nëntor të këtij viti, aktorja njoftoi se ishte në pritje të fëmijës së saj të parë me Kelly. Vetëm disa javë më vonë, mediat publikuan lajmin se çifti ishte ndarë gjatë fundjavës.
Sipas një raporti nga Page Six, ndarja u bë nga aktorja pasi ajo zbuloi mesazhe me një grua tjetër në telefonin e Kelly.