Tayna ka folur si rrallëherë për jetën e saj private e ftuar në “Mirëmbrëma yje” me Arbana Osmanin. Gjatë viteve, është përfolur një lidhje e mundshme me ish-menaxherin, Rinor Hykolli për të cilin sqaroi se “ka qenë marrëdhënie vetëm profesionale” dhe e ka parë “si vëlla të madh”.
Tayna thotë se është beqare dhe është e bindur se nuk ka dashuruar kurrë.
“Unë mendoj se nuk kam qenë kurrë e dashuruar. Kam dashur, por e dashuruar, dashuria e jetës, jeta e vdekja, jo. E re jam, fokusin e kam te vetja, me kalimin e viteve e vlerëson shumë vlerën tënde, kohën tënde. Nuk ia jep kohën tënde dikujt që nuk të jep diçka që mund të kesh përfitim. Partnerin nuk e kam gjetur, mirë jam, nuk duhet patjetër, kam punë të tjera njëherë. Nëse vjen mirë, nëse nuk vjen shëndoshë të mirë jemi”, theksoi Tayna.