Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij! 14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar. 14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in! 14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk? 14/02/2026
“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip! 14/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Iu fshi kënga nga Youtube, vjen reagimi i Parashqevi Simakut

21/12/2024
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Iu fshi kënga nga Youtube, vjen reagimi i Parashqevi Simakut

Në kulmin e vëmendjes për këngëtaren Parashqevi Simaku dhe hitet e saj ndër vite, Pirro Çako mori të drejtat e këngës së njohur “E duam lumturinë” – një prej më të famshmeve të interpretuara nga Simaku – dhe e ngarkoi në kanalin e tij zyrtar në YouTube, duke qenë se i përket si autor i muzikës.





Prej më shumë se 9 vitesh, kjo këngë kishte qenë e disponueshme në një kanal jozyrtar në YouTube, ku kishte grumbulluar mbi 5.5 milionë klikime. Shumë njerëz riktheheshin për ta dëgjuar, duke e mbajtur atë të gjallë në kujtesën kolektive.

Vetëm gjatë javës së fundit, këngës iu shtuan mbi 200 mijë klikime, një rritje e ndjeshme për shkak të interesit të krijuar nga lajmet për këngëtaren në SHBA. Ndërkohë, versioni i vjetër me miliona klikime është fshirë nga YouTube, dhe kënga është ngarkuar sërish, këtë herë në kanalin zyrtar të Pirro Çakos.


Megjithëse veprimi i Çakos është i drejtë dhe i justifikuar, pasi ai ka të drejtat e autorit, shumëkush e keqkuptoi, duke menduar se kantautori po e hiqte këngën për ta privuar publikun nga dëgjimi i saj. Në realitet, Çako e ka zhvendosur këngën nga një kanal i paidentifikuar në platformën e tij zyrtare.

Në mes të aludimeve të shumta në rrjetet sociale, Elton Ilirjani, i cili po kujdeset për Parashqevi Simakun, reagoi duke sqaruar situatën dhe theksuar se këngëtarja ruan respekt të veçantë për Pirro Çakon dhe të atin e tij, Gaqo Çako.

“Ju lutemi mos abuzoni me emrin e Pirro Çako! Kërkesë e Parashqevisë! Ajo e respekton Pirron dhe e kujton me mall atë dhe babain e tij, Gaqo Çako!” shkroi Ilirjani, duke bërë thirrje për më shumë kujdes ndaj kësaj çështjeje.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!
Breaking News

Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!

14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar.
Breaking News

“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar.

14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in!
Breaking News

“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in!

14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk?
Breaking News

1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk?

14/02/2026
“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!
Breaking News

“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!

14/02/2026
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë
Breaking News

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë

13/02/2026
Next Post
Si një konkurrent i vetëm, ky çift hyn sonte në “BBV4”

Si një konkurrent i vetëm, ky çift hyn sonte në "BBV4"








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera