Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ka vetëm një pjesë në fytyrën e Kris Jenner pa ndërhyrje estetike! 06/12/2025
Gozhda del me gozhdë! Dolce mohoi Edin, familjarët e tij Dolcen! 05/12/2025
“Kam turp t’ja them…” Një nga djemtë e BBVK shpreh pëlqim për Hygerta Sakon 05/12/2025
Nëse mendoni se e gjeni dhuratën më të shtrenjtë që Blendi i ka bërë gruas, e keni gabim! 05/12/2025
Puthja që tronditi rrjetin! Ç’po ndodh me Dolcen në “Grande Fratello”? 05/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Më fal për këto fjalë shpirti…”/Tayna përlotet teksa lexon letrën e babait

27/12/2024
in Breaking News, Horoskopi, Këshilla, Moti, Sport
Reading Time: 2 mins read
A A
“Më fal për këto fjalë shpirti…”/Tayna përlotet teksa lexon letrën e babait

Në një intervistë për “Prive”, këngëtarja e njohur Tayna është përfshirë në një moment vërtetë emocional, kur i ati e surprizoi me një letër, ku i kujtoi momentet e fëmijërisë..





Ky moment i veçantë është hera e parë që Tayna tregon anën e saj të ndjeshme në publik.

“Ti e vogla ime e di se jeta më ndryshoi në një mënyrë të hidhur… atë shkurt të vitit 2023. Një stuhi e egër ngjarjesh më la të rrëzuar. Pësova një sulm që më mori gjithçka, gëzimin, forcën, kuptimin e jetës. Më fal se po të shkruaj fjalë shpirti, pa dashur të të mërzis dhe besoj që janë gjëra që s’i kam thënë kurrë. Por afër jush ndihesha sikur çdo gjë po shndërrohej në një zbrazëti të ftohtë dhe të errët, jetoja vetëm për të marrë frymë, vuaja në heshtje dhe luftoja me shpirtin tim të thyer, por ti, ti gjithmonë aty e vogla ime. Edhe kur unë nuk mund të flisja, edhe kur unë isha veç një hije e vetes, ti luftoje për mua. Të shihja si përpiqeshe me gjithë shpirt të kthehesha përsëri në jetë dhe kjo më copëtonte. Të shihja të lodhur, të thyer si një trëndafil i bukur që dikur ndriçonte por që kishte humbur në peshën e zhgënjimeve. Të shihja të lënduar nga ata që ti u besoje dhe unë nuk mund të flisja, nuk mund të të mbroja. Ndihesha si një prind i dështuar, një njeri që nuk ishte aty për fëmijën e tij, për ty. Ndonjëherë ndihesha si gur i ftohtë pa ndjenja, si njeri që kishte humbur gjithçka, por në mes të kësaj errësire ti ishe drita ime, lulja ime e bukur në një kopsht të rrënuar. Ti nuk më le të dorëzohem, ti më riktheve jetën, më dhe një arsye për të ecur përpara. Çdo ditë që kalon, çdo fjalë që shkruaj më kujton mrekullinë që je ti, vajza ime e vetme që të kam sa shtatë djem. Sot, Tinë, unë shoh se si ti ke rilindur, ti je më e fortë, më e guximshme, më krenare. Epoka e Taynës është këtu dhe është epoka jote, veç e jotja”, thuhet në letër.


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ka vetëm një pjesë në fytyrën e Kris Jenner pa ndërhyrje estetike!
Breaking News

Ka vetëm një pjesë në fytyrën e Kris Jenner pa ndërhyrje estetike!

06/12/2025
Gozhda del me gozhdë! Dolce mohoi Edin, familjarët e tij Dolcen!
Breaking News

Gozhda del me gozhdë! Dolce mohoi Edin, familjarët e tij Dolcen!

05/12/2025
“Kam turp t’ja them…” Një nga djemtë e BBVK shpreh pëlqim për Hygerta Sakon
Breaking News

“Kam turp t’ja them…” Një nga djemtë e BBVK shpreh pëlqim për Hygerta Sakon

05/12/2025
Nëse mendoni se e gjeni dhuratën më të shtrenjtë që Blendi i ka bërë gruas, e keni gabim!
Breaking News

Nëse mendoni se e gjeni dhuratën më të shtrenjtë që Blendi i ka bërë gruas, e keni gabim!

05/12/2025
Puthja që tronditi rrjetin! Ç’po ndodh me Dolcen në “Grande Fratello”?
Breaking News

Puthja që tronditi rrjetin! Ç’po ndodh me Dolcen në “Grande Fratello”?

05/12/2025
Selvija hap zemrën pas humbjes së Shpatit: Dashuria nuk kishte përfunduar…
Breaking News

Selvija hap zemrën pas humbjes së Shpatit: Dashuria nuk kishte përfunduar…

05/12/2025
Next Post
Hëna e zezë e dhjetorit më e veçanta e vitit, ja çfarë do sjellë për shenjën tuaj të horoskopit

Hëna e zezë e dhjetorit më e veçanta e vitit, ja çfarë do sjellë për shenjën tuaj të horoskopit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera