Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nuk takoi të atin, reagojnë nëna dhe motra e Malit! 28/12/2025
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat! 27/12/2025
Ups! Të gjithë e paskemi ditur gabim emrin e Ylli Limanit 27/12/2025
“Ishte e tmerrshme!”, Propozimi i Turit për Orindën paska qenë më i sikletshmi (por edhe më i bukuri) në histori! 27/12/2025
Sulm tronditës ndaj gazetarit Elton Tozaj, familja: Rrezikon të humbasë shikimin 27/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Stresi: Arsyet pse ika nga Shqipëria… Vendi ku po jetoj dhe femra që më mungon

15/05/2016
in Intervista
Reading Time: 3 mins read
A A

Reperi i shumëpërfolur Stresi, i shokoi të gjithë me deklaratën e tij për lagrimin nga Shqipëria dhe skena muzikore… Shumë pikëpyetje shoqëruan ikjen e tij, përgjigjet e të cilave i merrni në të parën intervistë të reperit të suksesshëm ekskluzivisht në revistawho.com. Ku ndodhet ai tani dhe me kë po jeton? Çfarë do t’i mungojë më shumë nga Shqipëria dhe ç’mendon për rivalët e tij në muzikë… Lexoni më poshtë!





Stresi, ku je tani?

Në Spanjë për pushime mujore (qesh).


Çfarë po bën atje?

Vetëm plazh nudo si kryeministri nuk po bëj këtë ta garantoj…

Të shohim gjithë ditën duke bërë palestër… Si po e kalon kohën?

Të them drejtën më ka hyrë në qejf dhe nëse e keni vënë re unë kam lënë çdo lloj nikotine për një kohë, ose shpresoj përgjithmonë, por s’e di, s’mund të them asgjë akoma. Kohën e kaloj shumë shumë mirë, kam shok e miq në çdo shtet, shumë e vogël më duket kjo botë.

Po mendon për muzikë, po krijon diçka?

Muzikë normalisht që jam duke krijuar dhe përfitoj nga rasti të them që kur të kthehem do keni çfarë të dëgjoni. Unë fle i qetë natën, kurse 80% e reperëve flenë me dy mendje, të isha si ata më mirë do ta lija repin se e kanë dhi duke kopjuar, duke vjedh. Në fakt nuk e di çfarë lloj karakteri apo sedre kanë, t’ju vijë turp.

Pse ky vendim për të ikur nga Shqipëria?

Ika sepse kisha nevojë për një pauzë të tillë, të bëj qejf pafund e njëkohësisht të mendoj dhe për rikthimin tim që do jetë totalisht ndryshe nga çfarë keni parë tek unë, dmth ikja ishte të bëja më të mirën për veten dhe besoj po e bëj.

U lodhe, apo kishte një arsye tjetër?

Asnjëherë nuk lodhem, madje merzitem kur rri kot, dua të jem 24/7 në lëvizje…

A është kjo një strategji e jotja për të marrë më shumë vëmendje?

Vëmendje?! Unë ku të iki më parë nga vëmendja. Nuk është ajo dhe as nuk ka qenë qëllimi im të bëj atë lojë, pasi më njohin kush jam. Vëmendje duan ata që e kanë biznes familjar dhe jetësor muzikën e famshme, që çfarë nuk kanë bërë për të arritur tek fama, kurse mua fama më zgjodhi vet sepse jam i lezetshëm (qesh).

Më kë po jeton atje?

Momentalisht kam shokun e jetës me vete, babin, i cili po bën pushime dhe do kthehet në Tiranë, ndërsa unë do vazhdoj të shëtis gjithë Spanjën dhe pastaj të shohim.

Për sa kohë do të mungosh?

Këtë po e them ekskluzive tek ju që mbas vitit të ri, dmth diku në 2017-tën edhe mund të vi deri sa të kem mbaruar krijimet e mia sepse dua të nxjerr me sukses albumin në treg. E kam ëndërr albumin e tretë, t’ju tregoj të gjithëve çfarë do të thotë të bësh rep me shpirt e me zemër e jo rep me bythë.

Je i sigurtë që do të rezistosh deri në fund?

Kam një këngë që e kam pothuajse të mbyllur, por do lançohet kur të nxjerr albumin dhe në të them: ‘Mos u dorëzo se merr fund, ki besim dhe thuj që asiher s’u nala’… Dhe unë nuk dorëzohem asnjëherë.

Kur të kthehesh do merresh sërish me muzikë?

Patjetër që po Stresi-Stresinjo back, unë s’kam thënë që do e lë, thjesht po bëj një pauzë.

A po vazhdon të komunikosh me familjen, miqtë, fansat?

Çdo ditë, sidomos me fansat që më luten të kthehem çdo orë dhe për këtë i falenderoj shumë.

Çfarë mendon se do të të mungojë më shumë nga këtu?

Përveç nënës, asgjë tjetër.

Po vajzat?

Vajzat në punë (qesh).

Po vazhdon të sulmosh qeverinë Rama, ishte kjo një nga arsyet pse ike?

(qesh) Familja më ka mësuar të mos i dorëzohem asnjë regjimi komunist, përveçse të jem i lirë kudo. S’ka lidhje, ai është kryeministri aktual që shqiptarët e mjerë dhe të lodhur e zgjodhën për një thes mielli, dikush për një iphone, i dhanë votën dhe tani po qajnë… Jo, t’ju bëhet mirë, të hanë m*t tani në vend të miellit. Dua të theksoj se nuk i trembem Edi orgjisë e as pushtetit të tij prej pederastave. Kam ikur sepse kështu m’u tek mua.

Do të kthehesh kur të vijë PD-ja në pushtet?

Si PS, si PD, njësoj për mua, i kthyer jam në të dyja rastet. Ishalla vij më shpejt që të jem duke e parë rënien e bustit, sepse s’ka dallim mes Xhaxhi Enverit dhe Edi Ramës…

Tags: stresi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!
Intervista

Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!

13/02/2025
Next Post
Martohet Ezeli, organizon dasëm madhështore (FOTO)

Martohet Ezeli, organizon dasëm madhështore (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera