Duken të çuditshme por në të vërtetë janë xhinset më të dëshiruara nga moshat e reja. Këto xhinse vijnë të dizenjuara dhe të realizuara nga stilistja ukrainase Ksenia Marchenko dhe Anton Schnaider.
Në muajin shkurt ata kanë prezantuar koleksionin e vet në javën e modës në Kijev, ndërkaq këto xhinse janë bërë hit në mesin e ndjekësve të trendit në metropolet botërore.
Xhinset janë të shqyera në gjunjë, pjesa e parë e sipërme është e gjerë, ndërkaq këmbët janë të ngushta nga gjunjët poshtë.
Këto xhinse janë goxha të dallueshme, andaj vajzat i kombinojnë me bluza të thjeshta.