Mëngjesin e sotëm, Redon Berani, këngëtar dhe ish-banor i “Big Brother VIP 4”, ishte i ftuar në “Wake Up”, ku ndau përvojën e tij në reality show, mendimet për banorët e preferuar dhe disa detaje interesante.
Si e sheh Eglin tani nga jashtë?
“Po më duket një lojtare shumë e fortë. Po më duket që ka një kimi me Gjestin dhe ai është shumë pozitiv, shumë i gjallë. Ndoshta e kanë të dy kiminë. Të dy janë lojtarë shumë të fortë dhe mendoj se do të shkojnë shumë larg. I shoh finalistë të dy.”
Redoni theksoi se mes Eglit dhe Gjestit ka një energji pozitive, duke shtuar:
“Luizi gjeti grua, Neda gjeti burrë, kurse unë gjeta një motër… (qesh). Unë diçka që e urrej më së shumti është të futesh mes diçkaje të bukur. Mes atyre po ndodh diçka e bukur. Çfarë ka pasur me mua është diçka që mund të ndodhte, por unë e ndërpreva rrugëtimin, ndoshta ky ishte gabimi im. Nuk dua të ndërhyj tek diçka e bukur.”
Kënga e re e Redonit, “Dashni me therra”, ka ngjallur vëmendje, pasi shumë fansa mendojnë se vajza në klip ngjan me Eglin. Por ai sqaroi:
“Kënga është realizuar para se të hyja në ‘Big Brother’. Por është rastësia që e bën të bukur. Mendojnë njerëzit që ia kam dedikuar dikujt, por jo, nuk është dedikim.”
Si e përshkruan vajzën ideale?
“E sinqertë, komunikuese, besnike, të ketë disa forma të mira dhe kaq.”