Regjisorja Ana Veseli, ish-bashkëshortja e Aldo Markut, ka zbuluar detaje interesante për raportin e saj aktual me Aldon gjatë një interviste në emisionin “Wake Up”. Ajo ka komentuar lojën e Aldos në “Big Brother VIP” dhe ka lënë të hapur mundësinë për një ribashkim mes tyre madje dhe një hyrje të saj në shtëpinë më të famshme.
E pyetur nëse do të futej në Big Brother ajo u përgjigj:
“Kurrë mos thuaj kurrë. Nuk e kam në natyrë të them kurrë, por nuk e di. Nëse ai gjen një vajzë aty, mua do më bëhet qejfi. Unë jam e gatshme të futem,” ka thënë Ana, duke lënë të kuptohet se ende ekziston një ndjenjë mes tyre.
Ajo ka rrëfyer gjithashtu për bisedat që kanë zhvilluar pas terapisë së çiftit:
“Kemi dashuri pa kushte për njëri-tjetrin, por pa dëshirën për të qenë ‘e imja’ apo ‘i joti’,” tha Ana.
Ndërkohë, brenda shtëpisë, Aldo ka shprehur interes për konkurrenten Livia, çka ka shtuar kuriozitetin rreth rrjedhës së ngjarjeve në këtë spektakël. Në një bisedë tjetër banori ka folur edhe për një mundësi rikthimi me ish-partneren.