Skandali i tradhtisë së Fedez ka qenë kryefjalë e mediave italiane ditët e fundit. Por Fabricio Corona ka bërë tani një tjetër deklaratë tronditëse. Sipas gazetarit italian edhe Chiara e ka tradhtuar Fedez.
“Do të tregoj gjithë ato gënjeshtra që ke thënë gjatë 15 viteve, të gjitha detajet e rrethit tënd, punët e tua të pista dhe dashurinë që ke jetuar duke e tradhtuar vazhdimisht. Le të fillojmë me një, që këndon në Sanremo këtë vit, Achille Lauro. A e mban mend kur i the Fedez se ke fjetur me të?”, thotë gazetari duke akuzuar Chiarën se nuk kujdeset për fëmijët: “Ti që nuk i shikon asnjëherë fëmijët. Vetëm dado të paguara shumë.”