Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Zbardhet nata e dytë e Fest 64′ Salsano Rapi një monolog mbi aktualitetin, sistemin e drejtësisë dhe MJEKËSINË! 18/12/2025
U dërgua me urgjencë në spital, ja si është gjendja e Albës 18/12/2025
Fotot me Jozin pushtuan rrjetin, reagon Loredana Brati 18/12/2025
Lediani na e bëri që qartë që s’është ndarë nga Elhaida! 18/12/2025
Leonardo DiCaprio nuk e paska parë Titanikun dhe ne (s)u habitëm! 18/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Cili është virusi i rrallë që i mori jetën gruas së aktorit të famshëm dhe si infektohesh?

10/03/2025
in Breaking News
Reading Time: 1 min read
A A
Cili është virusi i rrallë që i mori jetën gruas së aktorit të famshëm dhe si infektohesh?

Aktori legjendar Gene Hackman, fitues i çmimit Oscar, u nda nga jeta pas komplikacioneve nga një sëmundje e zemrës, vetëm disa ditë pasi gruaja e tij, Betsy Arakawa, vdiq nga një infeksion i rrallë në shtëpinë e tyre në Santa Fe. Një patolog, duke folur për mediat e huaja, konfirmoi se çifti ishte gjetur i vdekur më 26 shkurt, në dhoma të veçanta të shtëpisë së tyre.





Hackman, i cili vuante nga Alzheimeri në fazë të avancuar, besohet të ketë qëndruar i vetëm me trupin e bashkëshortes për rreth një javë para se të ndërronte jetë. Sipas Dr. Heather Jarrell, kryeekzaminuese mjekësore për New Mexico, Betsy Arakawa mendohet se ka vdekur rreth datës 11 shkurt.

Sëmundja fatale: Çfarë është sindroma pulmonare hantavirus?


Pas ekzaminimit mjekësor, u konfirmua se Betsy Arakawa, e njohur ndryshe si Betsy Hackman, kishte humbur jetën nga sindroma pulmonare hantavirus (HPS), një infeksion i rrallë, por potencialisht vdekjeprurës.

Ky virus prek kryesisht sistemin e frymëmarrjes dhe transmetohet nga brejtësit e infektuar, përmes pështymës, urinës apo jashtëqitjeve të tyre. Infektimi ndodh zakonisht kur njerëzit thithin ajrin e kontaminuar gjatë pastrimit të ambienteve ku kanë jetuar brejtësit, si kasollet apo dollapët, ose përmes konsumimit të ushqimit të ndotur.

Megjithëse është një sëmundje e rrallë në Shtetet e Bashkuara, shumica e rasteve raportohen në zonat perëndimore si New Mexico, Arizona, Kolorado dhe Utah.

Lajmi pozitiv është se hantavirusi nuk transmetohet nga personi në person, siç konfirmon Dr. Jarrell, duke ulur rrezikun e përhapjes nga një individ tek tjetri.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Zbardhet nata e dytë e Fest 64′ Salsano Rapi një monolog mbi aktualitetin, sistemin e drejtësisë dhe MJEKËSINË!
Breaking News

Zbardhet nata e dytë e Fest 64′ Salsano Rapi një monolog mbi aktualitetin, sistemin e drejtësisë dhe MJEKËSINË!

18/12/2025
U dërgua me urgjencë në spital, ja si është gjendja e Albës
Breaking News

U dërgua me urgjencë në spital, ja si është gjendja e Albës

18/12/2025
Fotot me Jozin pushtuan rrjetin, reagon Loredana Brati
Breaking News

Fotot me Jozin pushtuan rrjetin, reagon Loredana Brati

18/12/2025
Lediani na e bëri që qartë që s’është ndarë nga Elhaida!
Breaking News

Lediani na e bëri që qartë që s’është ndarë nga Elhaida!

18/12/2025
Leonardo DiCaprio nuk e paska parë Titanikun dhe ne (s)u habitëm!
Breaking News

Leonardo DiCaprio nuk e paska parë Titanikun dhe ne (s)u habitëm!

18/12/2025
Angelina Jolie thyen heshtjen pas më shumë se 10 vitesh për mastektominë
Breaking News

Angelina Jolie thyen heshtjen pas më shumë se 10 vitesh për mastektominë

17/12/2025
Next Post

“Unë do ia kisha shkulur flokët!”/Xheneta komenton debatin e fundit Gjesti-Egli








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera