Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat! 21/01/2026
“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena 20/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen! 20/01/2026
“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin  20/01/2026
Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral 20/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Më vjen keq për publikun”, Gentian Zenelaj rrëfen aksidentin që e largoi nga teatri

13/03/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“Më vjen keq për publikun”, Gentian Zenelaj rrëfen aksidentin që e largoi nga teatri

Aktori i dashur për publikun shqiptar, Gentian Zenelaj, ka ndarë një histori të papritur që e detyroi të shkëputej për disa muaj nga skena teatrale. Shkak për këtë u bë një incident i pazakontë, ku i përfshirë ishte qeni i tij, Zigi.





Gjatë një interviste në programin e pasdites me Rudina Magjistarin, Zenelaj tregoi momentin kur një shëtitje rutinë me qenin përfundoi me një dëmtim serioz.

“Ishte një ditë e bukur nëntori, data 5 nëntor, po shëtisja qenin. Qeni im pa një qen rruge a një mace a nuk e di se çfarë. Më tërhoqi, s’isha as në celular se tani është bërë celulari edhe kur ecim problematik, jo më në makinë. Rrëzohem dhe thyej këmbën në dy vende,” rrëfeu aktori.


Përballja me këtë situatë nuk ishte aspak e lehtë. Fillimisht, ai nuk e kuptoi shkallën e dëmtimit dhe mendoi se ishte një tërheqje muskulore.

“I thashë kam përshtypjen kam një tërheqje. Qeshi doktori, tha ‘futu të bëjmë një grafi,’ tha ‘ke dy thyerje’” kujton ai.

Pavarësisht dhimbjeve dhe vështirësive, Zenelaj nuk e lejoi këtë incident ta pengonte në angazhimet e tij profesionale. Ai tregoi se, sapo doli nga operacioni, u rikthye menjëherë në emisionin e tij televiziv.

“Sepse kam qenë direkt në ‘Stop’. Pra, jam operuar dhe kam dalë direkt në ‘Stop’. Çunat e Klanit më bënë ca rampa me dyer që të ngjitesha, ishte tmerr i madh, isha me dy paterica, ishte siklet i jashtëzakonshëm,” rrëfeu ai.

Një nga gjërat që e shqetësoi më shumë ishte fakti që shumë njerëz kishin blerë bileta për ta parë në teatër.

“Ishin 600 bileta të prenotuara. Më vinte shumë keq për njerëzit. Njerëz që kishin bërë plane për ta parë, kishte ca që kishin ardhur edhe nga jashtë, rezervime të hershme dhe më vinte kaq zor, o Zot thosha, si do ia bëjmë?”

Përveç sfidave fizike, ky incident ndikoi edhe në jetën e tij familjare. Ai pranoi se përgjegjësitë më të mëdha iu desh të përballoheshin nga bashkëshortja e tij, Aida.

“Më vinte keq për bashkëshorten, Aidën, më vinte keq për mamanë sepse njerëzit, kur një mashkull, s’po e them me mburrje, është pak a shumë lokomotiva e shtëpisë, gjithë barra i bie pastaj bashkëshortes. Aida në këto sprovat e mia, jo thyerje klavikule, bërryli, jo gjëra i ka rënë rasti disa herë që ta marrë ajo komandën në dorë dhe unë gjej rastin ta falënderoj publikisht për durimin që ka me mua, përkushtimin që ka.”

Me gjithë sfidat dhe dhimbjet, Zenelaj e kaloi këtë periudhë me humorin dhe optimizmin që e karakterizon, duke u rikthyer fuqishëm në skenë dhe ekran.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena
Breaking News

“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena

20/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen!
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen!

20/01/2026
“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin 
Breaking News

“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin 

20/01/2026
Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral
Breaking News

Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral

20/01/2026
“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më…
Breaking News

“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më…

20/01/2026
“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar…
Breaking News

“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar…

20/01/2026
Next Post
Donatella Versace, fundi i një epoke

Donatella Versace, fundi i një epoke








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera