Pas rënies së rreth 20,000 ndjekësve nga Instagrami i Egli Takos në më pak se 24 orë, familjarët e saj kanë reaguar publikisht përmes një mesazhi në Instagram, duke theksuar se për ta, mbështetja e vërtetë nuk matet me shifra.
Në deklaratën e tyre, ata sqaruan se Egli nuk e ka marrë këtë vendim për vëmendje apo për të kënaqur publikun, por si një zgjedhje personale.
“A do ta ketë të vështirë? Patjetër. A do t’ia dalë? Patjetër,” thuhet në mesazhin e familjarëve, të cilët shprehën besimin dhe përkrahjen e tyre të palëkundur për të.