Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Falem pesë vakte”, Franceska Murati: Nuk do vija mbulesë… 16/02/2026
“Po, unë e pëlqej…”, Selin shpreh hapur “ndjenjat” për Dj Gimbon! 16/02/2026
“Kemi 15 vjet bashkë”, Leonora Jakupi flet si rrallëherë për partnerin! 16/02/2026
“Sot festoj jetën”, mamaja e Beatrix dhe Alban Ramosajt fiton betejën me kancerin! 16/02/2026
Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi! 15/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Bëhet viral incidenti mes Alec Balwin dhe të shoqes: “Kur të flas unë, ti pusho!”  

19/03/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Bëhet viral incidenti mes Alec Balwin dhe të shoqes: “Kur të flas unë, ti pusho!”  

Një situatë e tensionuar u zhvillua gjatë një interviste të Alec dhe Hilaria Baldwin për “ExtraTV”, ku çifti po diskutonte mbi jetën e tyre familjare dhe projektet e reja televizive.





Teksa Hilaria po fliste për mundësinë e një sezoni të dytë të reality show-t “The Baldwins”, Alec e ndërpreu duke bërë një koment me humor: “Shfaqja e Hilarias.” Fillimisht, ajo e priti me sportivitet, por ndërhyrjet e vazhdueshme e bënë të humbte durimin. Kur Alec shtoi: “Do të jetë mirë. Ti je një fituese.”, Hilaria reagoi ashpër duke thënë: “O Zot. Kur të flas unë, ti nuk do të flasësh.”

Aktori kërkoi falje, por ajo e përsëriti me vendosmëri, duke ngritur duart. Për ta kthyer situatën në shaka, Hilaria u kthye nga gazetari dhe tha: “Prandaj duhet ta ndërpresim emisionin.” Megjithatë, pas një pauze, ajo vazhdoi me tone më të qeta, duke thënë se reality show i tyre synon të tregojë jetën e tyre pa filtra.


Ndërsa intervista vazhdonte, Alec vijoi të bënte komente ndërhyrëse, të cilat duket se e shpërqendruan Hilariën. Ajo e akuzoi se po e bënte me qëllim, ndërsa ai i tha me humor: “Unë jam thjesht i magjepsur nga bukuria jote.” Por Hilaria nuk e priti mirë këtë koment dhe iu përgjigj: “O Zot! Ndaloni, po më mërzitni. Nuk është e lezetshme. Po më shpërqendroni.”

Momenti kulmoi kur Alec i pëshpëriti diçka jashtë kamerës, duke bërë që Hilaria të thoshte: “Po e lë këtë intervistë tani.” Në fund, gazetari tentoi të rikthente fokusin te reality show dhe jeta e tyre familjare, por Alec u largua nga tapeti i kuq.

https://www.instagram.com/mickmicknyc/?utm_source=ig_embed&ig_rid=c071ac08-24e1-4112-a17a-ad97458c2301&ig_mid=58258D92-6E20-4430-8441-142E9855A598

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Falem pesë vakte”, Franceska Murati: Nuk do vija mbulesë…
Breaking News

“Falem pesë vakte”, Franceska Murati: Nuk do vija mbulesë…

16/02/2026
“Po, unë e pëlqej…”, Selin shpreh hapur “ndjenjat”  për Dj Gimbon!
Breaking News

“Po, unë e pëlqej…”, Selin shpreh hapur “ndjenjat” për Dj Gimbon!

16/02/2026
“Kemi 15 vjet bashkë”, Leonora Jakupi flet si rrallëherë për partnerin!
Breaking News

“Kemi 15 vjet bashkë”, Leonora Jakupi flet si rrallëherë për partnerin!

16/02/2026
“Sot festoj jetën”, mamaja e Beatrix dhe Alban Ramosajt fiton betejën me kancerin!
Breaking News

“Sot festoj jetën”, mamaja e Beatrix dhe Alban Ramosajt fiton betejën me kancerin!

16/02/2026
Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi!
Breaking News

Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi!

15/02/2026
“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan…
Breaking News

“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan…

15/02/2026
Next Post
Tjetër përplasje Gjesti-Egli: “Më mirë i them një qeseje të dua, sesa ty”

Tjetër përplasje Gjesti-Egli: “Më mirë i them një qeseje të dua, sesa ty”








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera