Ligji iranian është shumë i rreptë. Rrjetet sociale si Facebook apo Twitter janë të ndaluara. I vetmi aplikacion që lejohet, ku të rinjtë e Iranit publikojnë fragmente nga jeta e tyre, është Instagrami. Por jo me liri të plotë. Vajzat nuk mund të shfaqen pa hijab (veshja myslimane që i detyron femrave mbulesën). Në sajë të të këtij ligji, ditën e djeshme janë arrestuar 8 modele . Akuza për to ishte se vajzat janë shfaqur në Instagram të pambuluara, megjithëse profesioni i tyre është i tillë.