Pas përfundimit të edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, marrëdhënia mes dy finalistëve, Xheneta Fetahu dhe Drilon Rama, ka kaluar përtej spektaklit televiziv dhe ka hyrë në sferën ligjore.
Gjithçka nisi kur Xheneta ndau në rrjetet sociale disa biseda private me Drilonin, të cilat – sipas saj – zbulojnë një anë krejt tjetër të tij, ndryshe nga ajo që publiku kishte parë në ekran. Në ato biseda, Driloni shihet duke e përçmuar Xhenetën publikisht, ndërkohë që privatisht i kërkonte me ngulm një takim.
Në reagim ndaj kësaj, Driloni paralajmëroi veprime ligjore dhe, pas fshirjes së videove nga Xheneta, reagoi me ironi duke përdorur një gjest të njohur: gishtin e mesit, të publikuar në faqen e tij në Instagram.
Xheneta nga ana tjetër nuk qëndroi në heshtje. Ajo reagoi ashpër dhe me ironi, duke e quajtur Drilonin një “fitues të shpikur” që, sipas saj, po përballet me “realitetin prej letre”. Në një postim në Instagram, ajo publikoi një mesazh thumbues dhe theksoi se:
“Personi në fjalë kishte dhënë vetë pëlqimin për publikimin dhe ankesa për shkelje të privatësisë është hedhur poshtë nga institucioni zyrtar përkatës.”
Institucioni në fjalë, sipas saj, ka dhënë një vendim të qartë:
“Nuk ka shkelje. Nuk ka hetim. Rasti? Pa bazë”.
Në vijim të deklaratës, Xheneta shtoi se Driloni, në mungesë të një qëndrimi të qartë, “e mbushi skenën me ‘drama plastike’”. Në fund, ajo nuk i kurseu as ironitë, duke shtuar:
“A thua gishtin ku do ta fusë sonte?”








