Prej 14 vitesh tashmë këngëtarja shqiptare Valbona Mema ka humbur bashkëshortin e saj. E megjithatë duket se ajo nuk e ka harruar dhe vijon ta kujtojë më shumë dashuri dhe mall.Gjatë ditës së sotme ajo e ka kujtuar përmes një postimi në Facebook, pasi data e sotme përkon edhe me ditëlindjen e tij: “ Sa të rroj do të kujtoj. Je në zemrën time dhe do mbetesh Dashuria e jetës time..18 Maj.. ditëlindja jote … Sokol,”-shkruan Mema në Facebook. Pas vdekjes së tij këngëtarja i është dedikuar dy fëmijëve të tyre dhe karrierës si amanet i bashkëshortit të saj të ndjerë.