Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë! 23/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time! 23/01/2026
“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV! 23/01/2026
“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë! 23/01/2026
“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua? 23/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Katy Perry drejt ndarjes nga Orlando pas fluturimit në hapësirë

22/06/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Katy Perry drejt ndarjes nga Orlando pas fluturimit në hapësirë

Marrëdhënia mes Katy Perry dhe Orlando Bloom duket se po kalon një nga momentet më të vështira të saj – dhe gjithçka nisi nga një fluturim në hapësirë.





Një burim i afërt me çiftin ka rrëfyer për Daily Mail se një debat i ashpër shpërtheu mes tyre në prill, pas udhëtimit të këngëtares me raketën e Jeff Bezos, Blue Origin. Aktori, sipas burimit, nuk e priti mirë këtë hap të partneres së tij, madje e cilësoi si një veprim “të turpshëm” dhe “qesharak”. “I tha se gjithçka dukej absurde,” është shprehur burimi.

Katy, nga ana tjetër, kishte shpresuar në mbështetjen dhe entuziazmin e Bloom, por reagimi i tij ishte larg pritshmërive. “Sigurisht që u ndje e lënduar,” vijon burimi. “Imagjino të shkosh në hapësirë dhe partneri yt të mos impresionohet aspak.”


Kjo përplasje e fundit është vetëm një nga disa tensionet që kanë shoqëruar çiftin muajt e fundit. Një tjetër “thikë pas shpine” për këngëtaren, sipas burimeve, është fakti që Orlando pritet të marrë pjesë në dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez në Itali – pa Katy-n, e cila ndodhet në turne. “Ata janë më shumë miqtë e saj sesa të tij,” tha burimi, duke e përshkruar vendimin si “shenjë mosrespekti”.

Katy Perry dhe Orlando Bloom janë bashkë që nga viti 2016 dhe kanë një vajzë katërvjeçare, Daisy. Megjithatë, marrëdhënia e tyre duket se është tronditur edhe nga problemet profesionale. Albumi më i fundit i Katy-t, “143”, nuk ka pasur pritjen që ajo shpresonte, dhe stresi që ka sjellë kjo situatë thuhet se ka ndikuar negativisht edhe në lidhjen e tyre.

Një tjetër burim për Page Six ka deklaruar prerë: “Ka mbaruar. Ata po presin të mbarojë turneu i saj për të zyrtarizuar ndarjen.” Turneu përfundon më 7 dhjetor 2025.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë!
Breaking News

Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë!

23/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…
Breaking News

“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV!

23/01/2026
“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë!
Breaking News

“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë!

23/01/2026
“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua?
Breaking News

“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua?

23/01/2026
Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë!
Breaking News

Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë!

22/01/2026
Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar!
Breaking News

Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar!

22/01/2026
Next Post
Olsi poston foto me partneren, por komenti i tij merr gjithë vëmendjen! 

Olsi poston foto me partneren, por komenti i tij merr gjithë vëmendjen! 








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera