Taylor Swift dhe Travis Kelce duket se kanë zgjedhur vendin ku do të thonë “po”. Sipas një burimi të Page Six, çifti ka në plan të martohet vitin e ardhshëm. Ndërsa disa media sugjerojnë se ata nuk janë të nxituar për t’u martuar, një mik i tyre deklaroi: “Ata do të martohen verën e ardhshme në Rhode Island. Ajo është me nxitim për të pasur fëmijë”.
Edhe pse një dasmë kaq e shquar mund të sjellë reagime nga vendasit, Guvernatori i Rhode Island, Dan McKee, ka shprehur mbështetjen për çiftin: “Rhode Island ka disa nga vendet më të mira të dasmave në botë, thjesht po e them,” tha ai në një postim të rishfaqur në mediat sociale javën e kaluar.
Shtëpia e Taylor Swift në lagjen Watch Hill të Westerly është aktualisht në rinovim, sipas Providence Journal. Ajo e bleu pronën në vitin 2013 për 17.5 milionë dollarë, e cila ka tetë dhoma gjumi, 10 banjo dhe shtrihet mbi 13 hektarë tokë me kopshte dhe pishinë. Shtëpia u bë e njohur për festat luksoze që Taylor organizonte për Ditën e Pavarësisë.
Nuk dihet ende nëse ceremonia do të zhvillohet në shtëpinë e Swift apo në një vend tjetër të Rhode Island. Page Six zbuloi më parë se çifti synon një ceremoni private me familjen dhe miqtë e ngushtë. “Do të jetë më e thjeshtë nga sa mendojnë njerëzit,” tha burimi.
Fituesja e çmimit Grammy dhe kampioni i Super Bowl njoftuan fejesën më 26 gusht me një seri fotosh nga oborri i shtëpisë së Kelsey.








