Tapeti i kuq i “Emmy Awards 2025” solli një paradë të yjeve televizivë me zgjedhje që varionin nga elegante e deri tek të diskutueshmet. Ja cilët u dalluan më shumë këtë vit:
1. Britt Lower në Calvin Klein
Thjeshtësi elegante, por duket sikur i mungon një detaj.

2. Lisa në Lever Couture
Një fustan ëndërror, romantik dhe plot shkëlqim. I shkoi për mrekulli.

3. Jenna Ortega në Givenchy
Larg stilit gotik, këtë herë shkëlqeu me glamur të guximshëm.

4. Charlotte Le Bon në Courréges
Një fustan i veçantë, por zgjedhja e këpucëve nuk e ndihmoi.

5. Sam Nivola në Dior Homme
Elegant dhe me jelek shumëngjyrësh, por pantallonat tepër të komplikuara.

6. Tramell Tillman në Dolce & Gabbana
Një kostum i bardhë perfekt, vetëm pak i gjatë në fund.

7. Natasha Rothwell në Ines Di Santo
Ballgown madhështor, por më shumë klasik sesa modern.

8. Hannah Einbinder në Louis Vuitton
Një zgjedhje nën pritshmëri, me model disi të ngarkuar.

9. Chloë Sevigny në Saint Laurent
Në pamje të parë i thjeshtë, por detajet e çuditshme e bënë unik.

10. Pedro Pascal në Celine
Casual-sexy si gjithmonë, por këpucët nuk bindën.

11. Michelle Williams në Chanel
Një Chanel vintage i veçantë, edhe pse pjesa e sipërme nuk ishte më e mira.

12. Aimee Lou Wood në Alexander McQueen
Dukej sikur fustani vinte nga një dyqan vintage, por jo zgjedhja më e fortë.

13. Quinta Brunson në Louis Vuitton
Stil gjithmonë i përshtatur me trupin e saj, edhe pse veshja nuk ishte më e spikatura.

14. Seth Rogen në Etro
Ngjyra ndryshku i shkonte perfekt, një shembull i shkëlqyer stili mashkullor.

15. Carrie Coon në Chanel
I thjeshtë pas rolit në “The Gilded Age”, por bluja e zbehtë nuk i shkonte.

16. Selena Gomez në Louis Vuitton
Elegancë klasike, plot vetëbesim. E kuqja i shkonte mrekullisht.

17. Parker Posey në Valentino
Një fustan lavandë me shtresa, por dukej disi si “gjyshja e çuditshme”.

18. Lainey Wilson në Zuhair Murad
Një kombinim fustan-pantallona jo i ekuilibruar, nuk i funksionoi.

19. Skye P. Marshall në Tony Ward
Unike dhe e paharrueshme, por fundi i veshjes dukej i çuditshëm.









