Princ Leka dhe Blerta Celibashi kanë hapur një kapitull personal për publikun, duke ndarë cilësitë që i bënë të dashuroheshin që në fillim. Në një intervistë për Revistën Story, çifti ka treguar se çfarë i tërheq më shumë tek partneri i tyre.
Princi Leka ka folur për Blertën, duke e admiruar pavarësinë dhe aftësinë e saj për t’u përshtatur me të gjithë. “E admiroj mënyrën se si qëndron gjithmonë në këmbët e veta. Blerta di të jetë pranë çdo njeriu; të ulet këmbëkryq dhe të bisedojë me njerëzit e thjeshtë, me po aq natyrshmëri sa ka edhe prezencë në ambiente të një niveli tjetër,” ka thënë Princi.
Nga ana e saj, Blerta ka zbuluar cilësitë e Lekës që e tërheqin më shumë. Ajo përmend shpirtin fëmijëror dhe humorin e tij të veçantë. “I dua shpirtin e tij fëmijëror! Ai është nga ata njerëzit që e thonë të vërtetën pa filtra. Humori i tij i butë! Jo të gjithë e kuptojnë, por mua më bën të qesh edhe në ditët më të vështira,” shprehet Blerta.
Ky shkëmbim ndjenjash tregon se lidhja e tyre shkon përtej pamjes dhe titujve publikë. Dashuria mes Princ Lekës dhe Blertës mbështetet në respekt të thellë, sinqeritet dhe vlerësim të tipareve të brendshme që e bëjnë çdo marrëdhënie të qëndrueshme.








