Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit? 13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit! 13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $ 12/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde! 12/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ndarja nga jeta e aktores së “Home Alone”, reagimi prekës i Kevinit

31/01/2026
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Ndarja nga jeta e aktores së “Home Alone”, reagimi prekës i Kevinit

Një lajm i trishtë ka prekur botën e filmit këtë të premte, pasi është ndarë nga jeta aktorja legjendare e komedisë, Catherine O’Hara, në moshën 71-vjeçare. Emri i saj lidhet me dhjetëra role ikonike në kinema dhe televizion, por për miliona shikues ajo do të mbetet përgjithmonë në kujtesë si nëna e Kevinit në filmin kult “Home Alone”.





Homazhet dhe reagimet nga figura të njohura të Hollywood-it nuk kanë munguar. Ndër më prekëset ka qenë ai i Macaulay Culkin, aktorit që interpretoi Kevin McCallister, i cili zgjodhi rrjetet sociale për t’i dhënë lamtumirën e fundit koleges së tij në ekran.

Në postimin e tij, Culkin iu referua O’Hara-s thjesht si “mama”, duke ndarë disa rreshta plot ndjenjë dhe mall. Ai shkroi:


“Mama. Mendova se do të kishim më shumë kohë. Doja më shumë. Doja të ulesha pranë teje. Të dëgjova, por kishte kaq shumë më tepër për të thënë. Të dua. Do të shoh sërish.”

Catherine O’Hara interpretoi rolin e Kate McCallister në dy filmat e parë të sagës “Home Alone”, një personazh që u kthye në simbol të dashurisë dhe përkushtimit prindëror. Ky rol konsiderohet si një nga më të paharrueshmit e karrierës së saj dhe e bëri aktoren të dashur për publikun anembanë botës.

Sipas TMZ, që ishte media e parë që raportoi lajmin e ndarjes së saj nga jeta, shkaku i vdekjes ende nuk është bërë publik. Kujtojmë se O’Hara mungoi edhe në ceremoninë e Golden Globes më 11 janar, ku ishte e nominuar për rolin e saj dytësor në serialin e Apple+, The Studio. Edhe pse e nominuar, arsyet e mungesës së saj asokohe mbetën të paqarta.

Ikona e komedisë lë pas një trashëgimi të pasur artistike dhe kujtime të paharrueshme për breza të tërë shikuesish.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $
Breaking News

Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $

12/02/2026
Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot!
Breaking News

Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot!

12/02/2026
Alida Hisku ia dhuroi këngën Taynës: Nuk e shita, më dërgoi vetë diçka simbolike!
Breaking News

Alida Hisku ia dhuroi këngën Taynës: Nuk e shita, më dërgoi vetë diçka simbolike!

12/02/2026
Next Post
“Happy girls in La La Land” miqësia e dy vajzave shqiptare në Instagramin e Heidi Klum!

“Happy girls in La La Land” miqësia e dy vajzave shqiptare në Instagramin e Heidi Klum!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera