Një shkencëtar ka zbuluar katër mënyrat më të mira se si mund ta bëni dikë të dashurohet në ju – dhe ato janë mjaft të thjeshta dhe të lehta. Sipas psikoterapistit dhe autorit M. Gary Neuman ekzistojnë katër mënyra të lehta dhe të dëshmuara shkencërisht se si ta bëni dikë të bie në dashuri me ju. Duke folur për ‘Business Insider’, Gary tha se këta hapa të thjeshtë inkurajojnë tërheqje dhe inspirojnë ndjenjat që mund të çojnë në një lidhje afatgjatë.
1. Mbani kontakt me sy
Sipas tij, njerëzit që janë në dashuri mbajnë kontakt me sy rreth 75% të kohës. Dhe kjo është dëshmuar shkencërisht se intimiteti rritet mes dy njerëzve nëse ata e shikojnë për një kohë vazhdimisht njëri-tjetrin në sy.
2. Bëhuni një dëgjues i mirë
Gary thotë se dëgjimi është një pjesë e rëndësishme e të rënit në dashuri. Ne e vlerësojmë kur dikush interesohet për ne, për atë se kush jemi dhe përvojat tona, kështu që evitoni shpërqendrimin dhe kthejuni bisedës.
3. Buzëqeshni
Kjo këshillë është e thjeshtë, por sipas një studimi nga Universiteti Drake, buzëqeshja ju bën më tërheqës për të tjerët.
4. Prekja
Dhe në fund, prekja. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Harvardit, prekja çon në kënaqësi të përgjithshme në marrëdhënie. Gary tha gjithashtu se prekja i ndihmon njerëzit që të krijojnë një lidhje më të fortë mes vete.