Një video e shpërndarë nga Flori Mumajesi tregon sesi kënga “Kuq e zi je ti”, fillimisht e kundërshtuar nga shumë shqiptarë në rrjetet sociale, muzikantë e figura të televizionit, tani është kthyer në një himn për tifozët shqiptarë. Të gjithë kënduan deri në ulërima vargjet e ‘Kuq e Zi je ti’ në shkallët e stadiumit të Lensit përpara përballjes Shqipëri-Zvicër. Këtë moment Flori e ka ndarë me ndjekësit në Instagram, duke e shoqëruar me këtë mesazh për të gjithë ‘analistët’ apo ‘opinionistët’, siç i quan ai. ” ‘Kuq e zi je ti’ Me këtë video përshëndes opinionistët dhe analiststët të cilët mezi i kemi… Nuk e di si do të ishte ky vend pa ata…”-shkruan ai.