Mediat shqiptare shkruan sot për një zënkë mes Fjolla Morinës dhe babait të vajzës së saj të dytë në një nga qendrat tregtare në Prishtinë.
Aty përshkruhej ngjarja si ushtrim i dhunës në lokal nga Flamur Azemi ndaj këngëtares Fjolla Morina.
Mirëpo Fjolla, e kontaktuar nga Prive dha versionin shokues të ngjarjes të ndodhur ditë më parë.
Sherri sipas saj, ka nisur pasi e fejuara e Flamurit ka shkuar në tavolinën ku këngëtarja ishte me nënën dhe vajzën dy muajshe Alayah. Ajo ka tentuar të sulmoj Fjollën me thikë, e cila gjendej në tavolinën e restorantit teksa më pas ka ndërhyrë biznesmeni.
Ai ka goditur me shuplakë Fjolla Morinën në prani të nënës dhe bijës për tu larguar më pas nga vendi ku ndodhi sherri. Këngëtarja për rastin në fjalë ka lajmëruar policinë dhe do i drejtohet gjykatës për të gjetur drejtësi kundrejt ish-partnerit dhe të fejuarës së tij të tanishme.