Harry Styles raportohet të ketë patur një marrëdhënie sekrete me Nicole Scherzinger në fund të vitit 2013, kur ajo ishte e ndarë për një periudhë të shkurtër nga Lewis Hamilton. Sipas burimit thuhet se pas asaj marrëdhënie të shkurtër ata janë takuar sërish në fillim të vitit të kaluar.
Por miq të afërt të Nicole kanë deklaruar se marrëdhënia e tyre nuk ka qënë aspak serioze.
Ndërsa një burim për gazetën “The Sun” është shprehur: “Ata mund të këtë shkëmbyer disa puthje por kaq, nuk kanë pasur asnjeherë një marrëdhënie konkrete”.