Kanë qenë 2 rastet kur asaj i është dashur të përballet me dramën e kancerit në gji. Dhe në të dyja rastet ka dalë triumfuese duke e mundur sëmundjen. Sot këngëtarja e famshme Anastacia është një grua e qetë, e cila tregon historinë e saj përmes një “selfie” shumë të veçantë. Nudo, përpara pasqyrës, ajo mbulon pjesërisht gjoksin dhe tregon shenjën në bark. Tregon gjithçka me krenari. Artistja e ka hedhur pas sëmundjen dhe ka publikuar këtë foto për të treguar një trup që është goditur nga kanceri dhe e ka mundur duke lënë vetëm shenjat e operacioneve në lëkurë. Anastacia i ka dhënë një mesazh kurajoje të gjitha femrave që gjenden në të njëjtën situatë.