Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin 27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

HISTORIA E SHQIPTARIT/ “Unë klandestini që iu arratisa mjerimit, sot kam një kompani 25 mln euroshe”

04/07/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
HISTORIA E SHQIPTARIT/ “Unë klandestini që iu arratisa mjerimit, sot kam një kompani 25 mln euroshe”

Ishte një klandestin, 16 vjeç. U arratis nga Shqipëria ku kishte parë luftë e mjerim. Kërkonte si shumë të tjerë, një jetë më të mirë. Ëndërronte të shkonte në Londër, dhe u nis për në Itali. Por në Milano, karabinierët e ndaluan dhe e dërguan në një komunitet për minorenët. Ishte viti 2008-të. Ai nuk u dekurajua. Kërkoi menjëherë që të punonte si barist pa pagesë tek ‘Rinascente’, pastaj shitës në një dyqan kompjuterash. Kështu kultivoi, duke studiuar vetë, pasionin e madh për informatikën.





1977373_10200776877944157_848474939_n

Sot, shtatë vite më pas, shqiptari Uljan Sharka e ka sfiduar fatin e tij. Kompania që themeloi “iGenius” është sapobërë e njohur edhe në “Lions Innovationn Festival” në Kanë si më premtueset në botë, duke patur një sukses në rritje. 25 të rinj punojnë për të dhe ai vazhdon të marrë njerëz në punë. Një krah të ri pune çdo tri javë, më së shumti inxhinierë. Sharka ka gati një tjetër softuer, përveç projekteve të zhvilluara për ndërmarrjet e vogla e të mesme, që mund të bëjnë revolucion në botën e marketingut dixhital, me një potencialitet të ngjashëm me atë të “Facebook” kur lindi. Softueri lexon në kohë reale të dhënat e mëdha në rrjetet sociale, i përpunon dhe më pas këshillon si të përmirësosh marketingun në platformat vetjake duke përdorur teknologjinë.


1376599_10200777187431894_1882529485_n

Ndërkohë ai ka realizuar një sërë softuerësh që i pëlqejnë “Google”. “Na ka mbështetur Google dhe falë tyre arritëm të realizojmë versionin e parë të “crystal” brenda katër muajve”, tregon Sharka për “Corriere Della Sera”. “Ne besojmë tek Uljani, idetë e këtij djaloshi janë të jashtëzakonshme” thotë Carlo Cartasegna, një menaxher i tregut financiar. Sharka punon 7 ditë të javës, i pandarë nga kompjuteri, 20 orë në ditë. “Shqipëria më rrinte ngushtë. Që kur isha 13 vjeç punoja për të mbajtur veten, ndërkohë që mësoja”, tregon. Ishte nxënës me rezultate absolute, por në vitin e dytë të gjimnazit e braktisi shkollën për të ikur larg. “Doja të krijoja diçka të madhe, diçka timen dhe atje nuk kishte hapësirë për këtë”, rrëfen Uljani. Kur në vitin 2012-të krijoji me kursimet e tij “iGenius”, klientët mendonin se bëhej fjalë për një kompani me shumë punonjës në zyra. Në të vërtetë ishte vetëm Uljani, krejt i vetëm në apartamentin e tij, që bënte teknikun, llogaritarin, konsulentin… “Tani po përgatitemi të hapim filialet tona në Londër dhe San Francisco dhe vlerësohemi me 25 milionë euro. Duhet ta katërfishojmë brenda vitit këtë shifër dhe synojmë të bëhemi kompania e parë italiane “unicorn” (që të faturojë mbi një miliardë dollarë)”, sqaron krahu i djathtë i shqiptarit, Gregorio Cutelle. Kush e njeh nga afër Uljanin në punë,e krahason me Mark Zuckerberg-un e Facebook-ut.

Tags: historiashqiptariuljan sharka
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 
Breaking News

“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 

27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu?
Breaking News

Për kë po xhelozon Devis Xherahu?

27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin
Breaking News

Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin

27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!
Breaking News

Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!

27/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike

26/01/2026
Next Post
VIDEO/ Jonida Maliqi pas thashethemeve për divorcin: Kam ende një unazë në gisht

VIDEO/ Jonida Maliqi pas thashethemeve për divorcin: Kam ende një unazë në gisht








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera