Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit! 17/01/2026
Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi… 17/01/2026
Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?! 16/01/2026
“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen! 16/01/2026
“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën 16/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Zhduket 13-vjeçarja nga Saranda, prindërit: Dyshojmë tek bariu që karikonte telefonin tek ne

05/07/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Zhduket 13-vjeçarja nga Saranda, prindërit: Dyshojmë tek bariu që karikonte telefonin tek ne

Një vajzë e mitur, vetëm 13 vjeçe, është larguar nga banesa e saj në lagjen nr.4 të Sarandës prej dy ditësh dhe ende nuk dihet për fatin e saj. Denoncimin për zhdukjen e 13-vjeçares L.Q., e ka bërë nëna e saj, Floresha Qorri, 46 vjeçe. Sipas kallëzimit të saj në Polici, vajza e saj, nxënëse e klasës së shtatë në shkollën 9-vjeçare “9 Tetori” në Sarandë, është larguar nga banesa rreth orës 16:00 të datës 2 korrik. Prindërit e të miturës janë mjaft të shqetësuar për vajzën e tyre dhe i bëjnë apel asaj të kthehet në shtëpi. Sipas Maksim dhe Floresha Qorrit, vajza e zhdukur është fëmija i tretë i tyre, është binjake me një vajzë tjetër. “Vajza është në klasë të 7-të. është e urtë, vajzë që mëson në shkollë. As ‘Facebook’ e as shoqëri të zgjeruar nuk ka. Nuk dimë ç’të themi, veçse i bëjmë apel të kthehet. Kemi dyshimet tona dhe i kemi denoncuar edhe në polici, për një person që vinte shpesh në shtëpinë tonë, për të karikuar telefonin. Që nga dita që ka ikur nga shtëpia vajza, as ai nuk duket”, thane prindërit e vajzës. Ata kanë hedhur dyshime te 33-vjeçari nga Gramshi, i quajtur Gentian Zogu, që punonte si bari në Sarandë. “E kam njohur duke kullotur edhe unë bagëtinë, se kam tre-katër kokë dhen me të cilat mbaj familjen. Unë dhe gruaja ime i bëjmë apel vajzës të kthehet, njëherësh i bëjmë apel edhe Gentian Zogut ta lëshojë nga kthetrat e tij vajzën tonë. Ajo është vajza e tij në moshë. Kam frikë se mos e trafikon vajzën. Për këtë edhe kam denoncuar në polici”, shprehet babai i 13-vjeçares së zhdukur./ Panorama






Tags: 13-vjecarjabariuzhduket
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit!
Breaking News

“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit!

17/01/2026
Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi…
Breaking News

Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi…

17/01/2026
Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?!
Breaking News

Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?!

16/01/2026
“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen!
Breaking News

“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen!

16/01/2026
“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën
Breaking News

“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën

16/01/2026
Dea Mishel rrëfehet për ndërhyrjet estetike: “Jam penduar…”
Breaking News

Dea Mishel rrëfehet për ndërhyrjet estetike: “Jam penduar…”

16/01/2026
Next Post
Bikini mbush 70 vjeç, më 5 korrik 1946 lindi kostumi më i vogël në botë që modelet refuzonin ta vishnin…

Bikini mbush 70 vjeç, më 5 korrik 1946 lindi kostumi më i vogël në botë që modelet refuzonin ta vishnin…








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera