Presidenti Hashim Thaçi i ka ndarë këngëtares kosovare medaljen e meritave. Thaçi ka thënë se suksesi i Duas është suksesi i të gjithëve.
“Suksesi i Duas është suksesi i të gjithëve. Ky ishte viti i Kosovës, i Duas, i Majlindës, i Ritës dhe i gjithë atyre futbollistëve kosovarë nëpër botë.
Si president i Kosovës kam nderin dhe kënaqësinë t’i dhurojë Dua Lipës për kontributin e veçantë këtë medalje të meritave”, ka thënë Thaçi.
Në anën tjetër Dua Lipa ka thënë se është krenare që është shqiptare.
“Po ndihem shumë e lumtur dhe jam krenare që jam shqiptare. Jam shumë e lumtur që mund ta prezentoj vendim tim. Është ndjenjë e pa përshkruar”, ka thënë Dua. /Zëri/.