Në vend që të përcillni të dashurën tuaj, provoni me metoda mjaft efikase, të lexoni të vërtetën nga trupi i saj. Janë disa shenja në trupin e njeriut, që padëshirë flasin mbi realitetin. Mjafton që të mësoheni t’i lexoni ato.
Të përdredhurit
Sipas ekspertëve për komunikimin e trupit, femra që një natë më parë ka pasur kënaqësi të mirë seksuale, përdridhet më pak dhe më ngadalë se ajo që e ka kaluar natën në shtrat vetëm me libër. Shpejtësia e frymëmarrjes dhe e përpëlitjes së syve, menjëherë pas seksit është e shpejtë, por të nesërmen ajo ngadalësohet për shkak se trupi është i relaksuar.
Buzëqeshjet
Seksi i largon të gjitha kufizimet dhe kornizat e sjelljes, për këtë i gjithë trupi reagon si më i relaksuar. Pas aktit seksual, njerëzit qeshin më shpesh dhe sigurisht të shikojnë më gjatë në sy, apo të qëndrojnë më afër, ndryshe nga ç’mund të kishin bërë në ndonjë nga situatat normale.
Skuqja e dyshimtë
Metodë e mirë për të verifikuar nëse dikush ka kryer marrëdhënie seksuale, është edhe testi nëpërmjet lëkurës. Ndiqni me kujdes ndryshimet e ngjyrës së lëkurës në trupin e partnerit. 30% e femrave, pak pas seksit, kanë shenja të dukshme të të skuqurit në lëkurë. Vëreni me kujdes nëse buzët i kanë të skuqura. Njollat e kuqe nëpër fytyrë, në gjoks, qafë dhe në hundë mbeten për shkak të ngritjes së tensionit të gjakut. Kjo vazhdon për 20 minuta pas aktit. Dëshira për prekje Seksi shkakton prodhimin e hormonit të quajtur oksitocin, gjatë së cilës kemi më tepër nevojë për t’i prekur njerëzit dhe të jemi të prekur. Nëse kolegia juaj ju prek papritmas më fort se zakonisht, nuk ju nevojitet shumë për të kuptuar mbi atë se çka bërë një natë më parë.