Thuhet se Taylor Swift mund t’i ketë dhënë fund lidhjes së saj me aktorin Tom Hiddleston, vetëm pas disa muajsh romancë.
Revista Usweekly ka publikuar disa deklarata të një burimi të afër me këngëtaren:
”Ata kanë kohë që janë larg njëri -tjetrit dhe axhendat e tyre ua bëjnë më të vështirë të jenë afër. Ai është në Australi duke filmuar ”Thor: Ragnarok”, gjë që e ka mërzitur Taylor dhe karakteri i saj prej dive ka bërë që lidhja mes tyre të ftohet.
Gjithashtu flitet se një tjetër arsye se përse Hiddleston është penduar për këtë lidhje, është se kjo romancë e tij me Sëift i ka kushtuar rolin e James Bond, pasi kur lidhja mes tyre u bë publike, producentët e këtij filmi i hoqën rolin e shumë dëshiruar, Hiddleston-it.








