Është e qartë që në çdo dalje të saj Kate Middleton tërheq vëmendjen e të gjithëve, pasi dukesha e Cambridge është një nga fytyrat më të dashura në të gjithë botën. Por këtë herë nuk mund të mos përmendnim një detaj që u komentua shumë, nga të gjithë. Kate, në krah të bashkëshortit, princit William, mund të ishte elegante dhe tërheqëse, si gjithmonë, por ishte edhe shumë e dobët. Më e dobët se kurrë më parë, shkruan “Class”. Sigurisht ky fakt u komentua në disa mënyra, me më të spikaturat ato që bënin fjalë për mangësitë e dukeshës në dietën e përditshme ushqimore.