Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
A do të bëhet pjesë e BBV5? Këngëtari i njohur paska ndryshuar mendim!  08/12/2025
Publike më në fund: Ja data kur nis Big Brother VIP Albania 5! 08/12/2025
“Sa bukur qaje, hajde…” Erik Lloshi trondit me propozimin e gazetarit pas vdekjes së Shpat Kasapit 08/12/2025
“U detyrova të largohem”/ Linda Rei rrëfen ç’ndodhi në prapaskenat e BBVK 08/12/2025
Ivanka Trump i paska sytë nga Shqipëria dhe këto janë 3 librat që po lexon për ne! 08/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Olta Boka: Jam e përmbushur me partnerin që kam

14/09/2016
in Intervista
Reading Time: 3 mins read
A A
Olta Boka: Jam e përmbushur me partnerin që kam

Screen grabs taken by Video Desk of news footage covering the story of a human heart being found in Cleveland. NORWALK, OH (WOIO) - A bizarre case out of Huron County has detectives looking for the person who belonged to a heart discovered in a field on Milan Avenue in Norwalk. All the Norwalk police department has right now is a heart in a Ziploc bag. They're hoping to determine if it's human, and where it came from.


Me kasketën e motoristes, Olta Boka vjen ndryshe në klipin “Rri edhe pak”. Si një sfiduese që kërkon ta mbajë fort atë që Zoti i sjell në jetë, në këtë klip ajo shfaq anë tjetër të karakterit, atë të guximtares. Për dashurinë dhe momentet e mira në muzikë, Olta flet në këtë intervistë për gazetën “Panorama”.





Si lindi fabula “Rri dhe pak”?

Kënga nuk ka qenë e paramenduar. Isha në studion e Irkenc Hykës dhe melodia u krijua në momentet kur isha në studio. Ndërsa teksi është frymëzimi i Olti Currit, pasi ai dëgjoi muzikën. Krijimi u finalizua absolutisht me pëlqimin tim, që i dha veton për ta nxjerrë si këngë.


Kujt ia dedikon këtë këngë që vjen si aventurë dashurie?

Nuk është se ia dedikoj njeriu, por normalisht ka një mision të lezetshëm që në të gjithë këtë diversitet ngjarjesh, besoj që minimalisht një person do ta gjejë veten në atë këngë. Pra u referohet të gjithë atyre që u përshtatet ndjesia e gjendja momentale.

Bëri përshtypje performanca sipër një motori. Të pëlqen shpejtësia në jetën e përditshme?

Në fakt, pjesa e motorit apo e përfshirjes së sporteve ekstreme, siç janë Rally Albania, ishte një ide për të ardhur ndryshe. Normalisht ishte paramenduar për të bërë përshtypje edhe ndryshimi im. Më pëlqen shpejtësia, por nuk është se jam shumë e lidhur me motorin në jetën e përditshme, pasi preferoj makinën. Ishte një eksperiencë më vete. Nuk është se m’u desh kohë për t’u ambientuar dhe e shijova në maksimum.

Nga baladat që jemi mësuar, shfaqesh në një këngë aventureske. Ku ndihesh më shumë vetvetja?

Të them të drejtën karakteri im i përfshin të dyja anët. Unë jam edhe vajzë e qetë, por edhe më pëlqen shumë të marr përsipër rrisqe në pjesë e aventuarve, pra të shijoj gjëra që më ndikojnë në adrenalinën time. Jam vetvetja në të dyja rastet, edhe pse njerëzit më njohin si vajzë që pëlqej baladat. Në fakt, jam tejet energjike dhe në kërkim të aventurës në çfarëdo lloj gjëje që prek.

Screen grabs taken by Video Desk of news footage covering the story of a human heart being found in Cleveland.  NORWALK, OH (WOIO) - A bizarre case out of Huron County has detectives looking for the person who belonged to a heart discovered in a field on Milan Avenue in Norwalk. All the Norwalk police department has right now is a heart in a Ziploc bag. They're hoping to determine if it's human, and where it came from.

“Nëse shpirtin ma plotëson, ti zemër rri dhe pak” është vargu që nis këngën. Në jetë ndihesh e plotësuar?

Çdo njeri besoj që zgjedhjet e veta i bën për t’u ndier e plotësuar. Përveç investimit që kam bërë në jetë, ndihem me fat që Zoti deshi që unë të ndihem e plotësuar. Në përgjithësi jam tipi që i shtrëngoj fort gjërat që kam, dhe dua t’i shijoj për sa kohë i kam. Kjo mund të ndikojë në pjesën që jam e plotësuar, por gjithsesi e rëndësishme është që ndihem mirë, dhe them që më mirë s’ka ku shkon!

Në klipin e ri luan vajzën hokatare dhe flirtuese. Sa lidhje ka me realitetin?

Të them të drejtën nuk më është dashur ta vë në pjesën flirtuese, pasi kur njeriu është i përmbushur me partnerin që ka, nuk e ka ndier të nevojshme ta zhvillojë më shumë pjesën e flirtit. Në marrëdhënie me njerëzit jam e çiltër, por nuk është se më duhet të jem hokatare dhe flirtuese. Por pavarësisht, të gjitha vajzat e mbartin me vete si pjesë të karakterit.

Çfarë të mposht ty shpirtërisht në një marrëdhënie dashurie?

Ajo që mposht secilin prej nesh. Në momentin kur e kupton që nuk jep lartësinë e duhur për të marrë dashurinë që ke dhënë, në momentin që nuk të kthehet dashuria, kjo është arsyeja e vetme që mund të më mposhtë mua shpirtërisht.

Këto kohë u je përkushtuar më shumë koncerteve “live”. Çfarë kënaqësie dhe fitimesh të jep kjo punë që kërkon t’i kalosh netët zgjuar?

U bë rreth 5-­6 vite që unë merrem me koncertet “live”. Është bërë një lloj pjese e pandashme e javës sime kjo punë, për faktin që kontakti me publikun e vogël të mban të karikuar emocionalisht. Nga ana tjetër, pjesa e fitimeve që të ndihmon në pavarësinë ekonomike, gjë që prej 6 vitesh është kthyer në domosdoshmëri. E mira s’ka fund, por ndihem e kënaqur me fitimet dhe në fund të fundit, rezultati është pozitiv. /Panorama

Tags: Olta Bokapartneriplotesuar
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!
Intervista

Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!

13/02/2025
Next Post
Të fortët (që të hanë munë) – Nga Flavio Qarri

Të fortët (që të hanë munë) - Nga Flavio Qarri








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera