“Na falni se na gjetët pak rrëmujë, por për ju po mundohemi! Shihemi së shpejti”. Kështu ka shkruar aktori Elvis Pupa në llogarinë e tij të Facebook pak minuta më parë, duke lajmëruar kështu fansat e tij për nisjen e emisionit. Siç ju kemi njoftuar më herët, Pupa do të zëvendësojë Mamaqin, i cili “braktisi” Digitalb për të nisur një program të ri në televizionin Klan.