Këngëtari Ricky Martin dhe i dashuri i tij Jwan Yosef janë ndarë.
Edhe pse ende nuk dihen arsyet e ndarjes, thuhet se angazhimet e punës së Ricky-t kanë bërë që çifti të ndahet nga njëri-tjetri. Ricky gjendet në Tel Aviv dhe i dashuri i tij Yosef nuk e ka shoqëruar në këtë rast, gjë që ka tërhequr vëmendjen e mediave, nisur edhe nga fakti se ata të dy kanë qenë të pandashëm muajt e fundit.
Së fundmi, Ricky ka postuar një foto nga shtëpia ku është në Izrael, ndërsa nga ana tjetër Yosef ka postuar në instagram një foto me disa miq, në studion e tij të artit në Londër. Mesa duket çdo gjë ka përfunduar mes tyre.