Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee? 30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh 30/12/2025
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

TIRANE/ Kompleksi “Taiwan” vihet nën sekuestro, nuk pagoi borxhin 690 mijë euro

16/09/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
TIRANE/ Kompleksi “Taiwan” vihet nën sekuestro, nuk pagoi borxhin 690 mijë euro

Qendra shumëfunksionale e argëtimit Taiwan, e vendosur në Parkun Rinia në Tiranë është nën sekuestro nga kompania përmbarimore, ALBASE.  Lajmi bëhet i ditur nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB), ku gjithashtu mësohet se masa është marrë për shkak të një borxhi prej 690 mijë eurosh që shoqëria Taiwan ka ndaj kreditorit, Tajar Shahin Hasa.





Shoqëria përmbarimore ka lajmëruar administratorin e Taiwan, Avin Braçajn që të paguajë detyrimin në mënyrë vullnetare. Përvec detyrimit Taiwan duhet të paguajë edhe shpenzimet e gjyqit dhe të përmbarimit me vlerë 5 milionë lekë .

Kompanisë i është lënë kohë të paguajë detyrimet në formë vullnetare deri brenda 10 ditëve.


Mbas këtij  afati, shoqëria përmbarimore ALBSAE sqaron në  urdhrin përkatës se, do të fillojë ekzekutimi i detyrueshëm i vendimit për urdhrin e ekzekutimit. Nëse debitori refuzon të zbatojë urdhrin e gjykatës do të gjobitet 50 mijë lekë deri në ekzekutimin e detyrimit si dhe do të bëhet kallzim penal për pengim të ekzekutimit të në bazë të nenit 320 të kodit penal.

Por shoqëria Taiwan sipas të dhënave të në bilancin e dorëzuar në QKB rezulton se ka rritur ndjeshëm aktivitetin më 2015. Gjatë vitit të kaluar shoqëria ka dyfishuar të ardhurat duke i çuar ato në 312 milionë lekë nga rreth 162 milionë lekë që i kishte në vitin 2014.

Taiwan është një nga komplekset argëtuese më në zë të Tiranës. Me një sipërfaqe shërbimesh prej 10,000 metra katrorë dhe i vendosur në qendër të qytetit, ai përfshinë restorante luksoze, bare, bowling, zonë me video game, club e kazino. Qendra e argëtimit është e vendosur në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, duke qenë pjesë e qendrës së tij./MONITOR

Tags: kompleksisekuestrohettaiwan
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh
Breaking News

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh

30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?
Breaking News

Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?

30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh
Breaking News

Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh

30/12/2025
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik
Breaking News

Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik

30/12/2025
Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live
Breaking News

Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live

29/12/2025
I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll”
Breaking News

I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll”

29/12/2025
Next Post
FOTOT/ Martohen në Tiranë aktorët kosovarë të serialit “O sa mirë”, dëshmitare Yllka Mujo

FOTOT/ Martohen në Tiranë aktorët kosovarë të serialit "O sa mirë", dëshmitare Yllka Mujo








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera