Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor! 04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur! 04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn! 04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni! 04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale! 04/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Irani paralajmëron Shqipërinë: Jeni në prag lufte

17/09/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Irani paralajmëron Shqipërinë: Jeni në prag lufte

Agjencia shtetërore Iraniane e Lajmeve, “ParsToday” ka paralajmëruar Shqipërinë se ndodhet në prag lufte, për shkak të pranimit të grupit të muxhahedinëve, të shpallur armiq nga Teherani. Agjencia e krahason pranimin e muxhahedinëve nga Shqipëria, të njëjtë me “vendosjen e izraelitëve në Palestinë në shekullin e kaluar”.
Në shkrimin e publikuar në “ParsToday” hidhen dyshime për pazaret që mund të jenë bërë mes qeverisë shqiptare dhe SHBA-së, për pranimin e muxhahedinëve në Shqipëri.





Shkrimi në agjencinë iraniane

Ashtu si izraelitët u vendosën shekullin e kaluar në Palestinë ngjan edhe ngulja e 3000 muxhahidinëve në Shqipëri. Nuk është problemi i një grupimi njerëzish, etnie, rrace, feje. Absolutisht jo. Çështja është se muxhahedinët janë armiq të shtetit të Iranit. Jo armiq e llafe, por luftëtarë aktivë, të shpallur armiq nga Teherani.


Me ardhjen e tyre në Tiranë fronti i luftës Iran – Europë është në mes të atdheut tonë të dashur. Ai komunitet së shpejti pritet të hapë mediat e veta e të intensifikojë aktivitetin brenda kufijve dhe të mbrojtur nga shteti ynë.

A i duhej ky rrisk Shqipërisë? Natyrisht çdo njeri e ka një çmim. Pa folur për qeveritë e vendet. Për këtë pazar erdhi pak muaj më parë në Tiranë Sekretari Amerikan i Shtetit Keri. Sa është pazari për të pranuar në mes të Shqipërisë armiqtë e shpallur të ish perandorisë Persiane? Sikur të jetë diçka me interes kombëtar, të tipit …bashkim me Kosovën….mbase ia vlen. Për të tjerat….le që ç’dërdëllis unë “të tjerat”? Kush ka parë gjë këto muaj, përveç muxhahedinëve të lumtur që u dyndën për t’u pajisur masivisht me androidët më të fundit dhe elektroshtëpiake të paguara nga “bamirësit”? I dështuar dhe poshtëruar në rastin e armëve kimike Rama nuk la t’i shpëtonte një rast i dytë. Opinioni nuk e kuptoi në kohë dhe shumë pak e dinë se ç’do të thotë të kesh futur luftën në oxhak.

“Ta kem mirë me Amerikën”, ëndrra dhe makthi i çdo politikani shqiptar i erdhi në shteg Edit tonë dhe ky nuk e la t’i ikte. A është pjesë e këtij pazari që në kulm të fushatës së korrje –shirjeve të hashashit Ambasadori Lu vlerëson rezultatet impresionuese të qeverisë së Ramës në ….luftën kundër drogës? Është pjesë e këtij pazari impotenca politike e Bashës, presioni ndaj Metës dhe prepotenca e Ramës? Po një mandat i dytë i rilindjes? Nëse ky është pazari, do të thotë , jo e kemi blerë lirë, por e kemi marrë te Gabi luftën. Amerika është duke u afruar me Iranin siç ky ka bërë tashmë edhe me BE -në. Po ne, atdheu i muxhahidinëve? Po muxhahidinët që luftën e nisur dekada më parë do ta vazhdojnë në “tokën e premtuar”, Palestinën e gjetur në zemër të Ballkanit?E fundit: Po mediat? Në fakt kjo puna e muxhahidinëve sa u mërmërit dhe u mbyll. Nuk ia kanë idenë as mediat? JO! Nuk është e vërtetë. Me pak të pyetur, me pak Google a Wikipedia e mëson se ç’janë muxhahidinët dhe rreziku i tyre. Por, si për çdo gjë tjetër në raport me rilindjen, edhe për këtë janë blerë. Duket se po aq lirë sa vet Rama në rastin e muxhahidinëve./JetaOshQejf

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!
Breaking News

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!

04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!
Breaking News

Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!

04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!
Breaking News

I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!

04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!
Breaking News

P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!

04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!
Breaking News

“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!

04/03/2026
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Next Post
Probleme shëndetsore? Ja rastet kur fajin e kanë hormonet

Probleme shëndetsore? Ja rastet kur fajin e kanë hormonet








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera