Sipas revistës OK Amber Herad, ish gruaja e Johnny Depp, nuk ka ku të jetojë.
Aktorja nuk kishte ndërmend të dhuronte të gjitha paratë 7 milion $, që fitoi nga divorci me Johnny Depp, por avokatët e Depp nuk lejuan që ato para të kalonin në duart e saj duke i dhuruar të gjitha.
‘’Ajo do të dhuronte vetëm një pjesë të atyre parave dhe me pjesën tjetër do të blente një shtëpi në Los Angeles, por tani nuk ka ku të jetojë madje ajo rri në shtëpitë e miqëve’’-ka rrëfyer një burim për revistën.