Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk? 14/02/2026
“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip! 14/02/2026
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

PAPARACI NE KUVEND/ Ridvan Bode përqafon Mesila Dodën, Angjeli me tre deputete në makinë

02/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
PAPARACI NE KUVEND/ Ridvan Bode përqafon Mesila Dodën, Angjeli me tre deputete në makinë

Ridvan BodE dhe Mesila Doda, në momente afeksioni





Deputetja e PDIU­së, Mesila Doda, ka qenë në qendër His të vëmendjes këtë javë në media. Kjo për arsye të një debati, i cili degjeneroi në fyerje mes saj dhe kryetarit të LGBT, Kristi Pinderi. Ndërkohë që diskutohej për legalizimin e prostitucionit, Mesila doli kundër publikisht, ndërsa Kristi filloi ta thumbojë Mesilën. Kaq ka mjaftuar dhe deputetja i ka kthyer një përgjigje përvëluese, ku tërheq vëmendjen togëfjalëshi “legen i vogël”, në adresë të tij. Nuk është hera e parë që Doda dhe Pinderi bëjnë debat, meqë deputetja është besimtare katolike dhe nuk e ka pranuar asnjëherë faktin që në Shqipëri të lejohen martesat mes homoseksualëve dhe predikon vazhdimisht vlerat e familjes tradicionale. Por në Parlament situata ka qenë tërësisht ndryshe dhe aspak luftarake. Doda, teksa po rrinte në oborrin e Parlamentit këtë të enjte, është takuar me kolegun e saj Ridvan Bode, me të cilin kanë qenë pjesë e të njëjtit Grup parlamentar, deri sa ajo iku te Grupi i PDIU­së. Bode e ka përqafuar Mesilën pas bisedave të ngrohta që kanë pasur me njëri­tjetrin. Bode, në fakt, ka çuditur pak me këtë mënyrë sjelljeje. Ai vijon të ketë akoma hijen e rëndë të ministrit të Financave dhe nuk shquhet si deputet me ndonjë sjellje afektive me kolegët. Gjithsesi, ata të dy mbeten në llogore të ndryshme, përderisa partia ku bën pjesë Mesila është në koalicionin qeveritar.

p1


Anastas Angjelit ia kanë zili të gjithë!

Jo jo, s’e kemi fjalën për makinën, edhe pse ai tip “Audi” i shtenjtë është për t’u pasur zili. Por kësaj here deputeti i Partisë Socialiste tërhoqi vëmendjen me tjetër gjë. Shoferi i tij solli makinën si përherë në oborrin e Parlamentit dhe prej saj nuk doli vetëm zoti Angjeli. Çdo derë e makinës u hap dhe prej saj dolën plot tri deputete socialiste, të cilat ishin shoqëruar me xhentilesë nga kolegu i tyre. Me siguri deputetët mund të vinin nga ndonjë aktivitet i përbashkët, ose nga selia e PS­së dhe kanë menduar që të evitojnë trafikun duke përdorur vetëm një makinë.

p6

Albana Vokshi shfaq sensualitetin

Është një nga zonjat më të pashme të Parlamentit, por edhe me shumë grinte në aktivitetin e saj si deputete e opozitës. Ndërkohë ne na tërheq vëmendjen sa herë vjen në Parlament, me kujdesin që tregon për veshjet, duke rënë në sy për hijeshinë.

img_4287

Jemini, versioni sport

p5

Nuk na bie rasti shpesh t’i shohim politikanët në veshje sportive. Kostumi dhe kollarja janë veshjet zyrtare me të cilat ata shfaqen në publik dhe i vetmi moment kur mund t’i shohim ndryshe, është me anë të fotove të paparacit. Si në rastin e deputetit të karrierës në PD, Jemin Gjana, i cili është shfaqur në rrugët e Tiranës me tuta. Nuk diskutohet që ngjan shumë mirë edhe kështu./Panorama

 

 

Tags: kuvendpaparaci
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!
Breaking News

“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!

14/02/2026
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë
Breaking News

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë

13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
Next Post
VIDEO NE TIRANE/ “Ke 2 mijë lekë mes lejes”, polici refuzon dhe denoncon të riun e dehur

VIDEO NE TIRANE/ “Ke 2 mijë lekë mes lejes”, polici refuzon dhe denoncon të riun e dehur








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera