Të kesh fizikun e Gisele Bundchen, do të thotë të mos hash gjëra që nuk janë të shëndetshme, siç zbulon kuzhinieri i saj personal, Allen Campbell. Në fakt, ushqimet prej të cilave supermodelja heq dorë janë aq shumë, sa që vërtet do të duash të kafshosh ndonjë fetë djathi pas leximit të këtij artikulli…
Nëse në vitet nëntëdhjetë ishin emrat e Naomi Campbell dhe Linda Evangelista, që ishin më të njohurit, edhe nga ata që nuk ishin specialistë të fushës, për shekullin tonë është supermodelja braziliane e lindur në vitin 1980 që është mbretëreshë e modës. Në pasarela që nga viti 1994, ka arritur majat në fushën e modës, nga pjesëmarrja e suksesshme në prestigjiozen “Calendario Pirelli” deri në nderin e të qenit zëri për “Chanel N.5”. Bukuria e saj origjinale dhe fiziku, të lenë pa frymë, duke e ngjitur supermodelen në Olimp, edhe si më e pasura. Jo më kot, Forbes e ka përfshirë në listën e top modeleve më të paguara edhe në vitin 2015. Edhe pse zyrtarisht u largua nga pasarelat dhe në mënyrë të konsiderueshme uli angazhimet profesionale, ajo ka fituar për 2015 më shumë se 44.000.000 $, pak më pak se 47 milion, që kishte fituar në vitin 2014.
Ambasadore e OKB-së, për përpjekjet e saj kundër problemeve të mjedisit dhe për të promovuar respektin për natyrën, vlerat e Gisele Bundchen janë reflektuar edhe në mënyrën se si ushqehet. Kuzhinieri i saj personal, Allen Campbell zbuluar detaje befasuese për “Boston.com”. Ai vuri në dukje se 80% e asaj që modelja konsumon është me origjinë bimore: “I blej vetë perime të freskëta dhe nëse nuk janë organike, nuk i përdor. Në vend të tyre, përdor shumë grurë të plotë, oriz integral, kuinoa dhe fasule. Pjesa e mbetur prej 20% është e përbërë nga mishi, i tillë si fileto pule ose gjeldeti dhe peshk, thuajse ekskluzivisht salmon i egër. Për gatim, përdor vaj kokosi dhe vaj ulliri, të papërpunuar”.
Në esencë, kuzhina e saj është frymëzuar nga Dr. T. Colin Campbell i “The China Study” dhe është e bazuar në konceptin e ushqimit të lindur nga toka, me qëllimin për të shëruar dhe ruajtur. Prej këtu, lind një listë e gjatë e ushqimeve që ajo u thotë jo: sheqeri i bardhë, mielli i bardhë, kafeja, kafeina, kripa e jodizuar, kërpudha, produktet e qumështit, ushqimet që përmbajnë glutamate natriumi dhe ushqime, si: patatet, domatet, patëllxhani apo specat.
Të njëjtën dietë si supermodelja ndjek edhe bashkëshorti i saj, Tom Brady, qendërmbrojtës i “Patriots”, me të cilin ajo ka dy fëmijë, Benjamin dhe Vivian. Edhe për fëmijët, dieta është përafërsisht e njëjtë. Nëse duan të bëjnë një përjashtim nga rregulli, mund të shtojnë bajame të thekura ose xhenxhefil dhe kjo është më se e mjaftueshme. Së bashku që nga viti 2006, ata janë një nga çiftet më të bukur të të gjitha kohërave dhe mbase sekreti i tyre, është pikërisht ky regjim i fortë në ushqim, që iu sjell mirëqenien.