Drake së fundmi e ka gjetur veten në spital pas një dëmtimi serioz tek kyçi i këmbës. Momentalisht ai është nën urdhërat dhe kujdesin e mjekëve të cilët nuk e lejojnë që të vazhdojë të ndjekë turin e tij siç ishte parashikuar por përkundrazi ai është detyruar të anulojë tre koncerte të rëndësishme për të rimarrë veten. Reperi ka lajmëruar fansat nëpërmjet një letre ku i kërkon falje publikut të Philadephias, Torontos dhe Newark duke u premtuar atyre se do të rikthehet shumë shpejt. Ai ka e ka postuar këtë letër në faqen e tij zyrtare të web-it ku të gjithë fansat mund të informohen mbi jetën profesionale të Drake.