Një moment dramatik është filmuar në periferinë e Milwaukee, SHBA ku dy vajza adoleshente 14-vjeçare u sulmuan nga dy qen të egër të tipit pitbull. Policia pasi mbërriti në vendngjarje pa se njëri prej qenve kishte rrëzuar një vajzë përtokë ndërsa qeni tjetër po kafshonte vajzën e dytë. Njëra nga vajzat për fat teë mirë arriti t’u shpëtojë dy qenve dhe pas kësaj ata iu drejtuan vajzës së shtrirë përtokë. Një oficer i policisë u detyrua të qëllonte me armë të dy qentë, për ti dhënë fund çmendurisë së tyre. Në vijim video.