Mënyra e jetesës, punët e shumta dhe problemet e përditshme mund t’ju bëjnë të besoni se stresi është pjesë e natyrshme e jetës. Është provuar se ekspozimi për një periudhë të gjatë ndaj niveleve të stresit mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, sistemit imunitar apo rritje të rrezikshme të depresionit.
Shoqata Psikologjike Amerikane paralajmëron se nivelet e larta të stresit ndikojnë sot në botë më shumë se në çdo kohë tjetër të historisë së njerëzimit.
Më shqetësues është fakti se në shumicën e rasteve nuk marrin vëmendjen e duhur dhe kështu ndodh që të kthehen në çregullime shumë të rënda.
Sigurisht, që thuajse të gjithë janë të prekur nga stresi, por është e rëndësishme të dini se cila është një ndër shenjat e cila ju paralajmëron se nuk e keni stresin në kontroll.
Nëse kurrë nuk këni pasur alergji dhe papritur vëreni se jeni mbuluar me pulla të kuqe apo me gunga të vogla në lëkurë, shkaku kryesor mund të jetë niveli i lartë i stresit.
Në këtë mënyrë lëkura e trupit fillon të skuqet dhe ju provoni ndjesinë e një alergjie apo kruarje që në fakt nuk i gjeni dot arsyen.
Kur trupi juaj përjeton këtë çregullim, sistemi imunitar ka tendencë të çbalancohet dhe trupi fillon të lëshojë disa lëndë kimike të quajtura histamine.
Aknet janë gjithashtu çregullime që shfaqen për arsye të ndryshme dhe një prej tyre lidhet me stresin apo ankthin.
Ndaj, duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm ndaj këtyre çregullimeve të lëkurës sepse mund të lindin edhe probleme të tjera/Revista Shije/