Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Gjesti reagon për herë të parë pas vdekjes së vëllait dhe zbulon kur do të rikthehet në muzikë 29/12/2025
Nëse ende s’i ke zgjedhur dhuratat e Vitit të Ri, Maison de Parfum ka disa ide për ty! 29/12/2025
Sporti në zi, ndahet nga jeta ish-basketbollisti i Dinamos, vëllai binjak i Ema Andreas! 29/12/2025
“Kam qenë shumë i dashuruar”, Stenaldo hap zemrën: Nuk më interesonte asgjë tjetër… 29/12/2025
Nuk takoi të atin, reagojnë nëna dhe motra e Malit! 28/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ka vite që universiteti nuk organizon ceremoni diplomimi, këtë vit e kthen fakultetin në ”disko”

20/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Ka vite që universiteti nuk organizon ceremoni diplomimi, këtë vit e kthen fakultetin në ”disko”

Kohët e fundit jemi hasur shpesh në lajme me problemet që patën maturantët për t’u regjistruar në universitet e për të fituar degët që donin. U njohëm me studentë ekselentë, të cilët ngelën pa shkollë dhe me studentë që kishin mesatare të dobët, të cilët arritën të fitonin degë të vështira, të cilat kërkonin shumë pikë e pregatitje.
Një lëmsh i vërtetë ka qenë këtë vit me maturantët, por më në fund kaosi ka përfunduar dhe sot ishte dita e parë e nisjes se mësimit në universitet. Normalisht, dihet që kjo nuk është ndonjë ditë që shquhet për mësimin që bëhet, pro më shumë për kafet që nisin të konsumojnë studentët përballë fakultetit apo në ambientet aty afër.





Mirëpo, kur menduam se gjithçka kishte mbaruar, tani në mbrëmje, një surprizë vjen nga Universiteti i Histori-Filologjisë. Është diçka që nuk është parë më parë, por me sa duket, ministria e Arsimit, pasi i mbushi mirë e mirë universitetet private dhe u shkatërroi ëndrrat shumë maturantëve duke i lënë pa shkollë, ka vendosur t’i kënaqë e t’i marrë me të mira ata që do të jenë në vit të parë, duke i “gënjyer” me një festë mirëseardhjeje.

Kështu mbrëmjen e sotme Universiteti i Histori-Filologjisë po shndërrohet në një diskotekë në pamje të vogël, e cila do të mbushet dalë ngadalë, pasi festa zyrtarisht është lajmëruar të fillojë në orën 19:00. Nuk dihet arsyeja e vërtetë e këtij shpenzimi dhe organizimi të pavend, por siç bëjnë me dije studentët e vitit të parë në këtë universitet, gjithçka po bëhet në nder të tyre.


Kur pamë pamjet, fillimisht menduam se po organizohej ndonjë ceremoni diplomimi, por e kishim gabim. Ky universitet ka disa vite që nuk organizon ceremonitë e diplomimit, si për studentët e bachelorit edhe të masterit. Me sa duket, ministrisë i është dridhur dora të shpenzojë për diplomim, ndërsa për të rregulluar imazhin e shkatërruar nga ngjarjet e mëparshme, nuk e ka menduar dy herë dhe ka organizuar këtë festë. Me shumë mundësi do jenë të ftuar edhe gazetarë e kamera të shumta, të cilat si në çdo rast të tillë, nuk do të përtojnë të përcjellin fitoren dhe suksesin e radhës/ Jeta Osh Qef/

Tags: diskofakulteti
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Gjesti reagon për herë të parë pas vdekjes së vëllait dhe zbulon kur do të rikthehet në muzikë
Breaking News

Gjesti reagon për herë të parë pas vdekjes së vëllait dhe zbulon kur do të rikthehet në muzikë

29/12/2025
Nëse ende s’i ke zgjedhur dhuratat e Vitit të Ri, Maison de Parfum ka disa ide për ty!
Breaking News

Nëse ende s’i ke zgjedhur dhuratat e Vitit të Ri, Maison de Parfum ka disa ide për ty!

29/12/2025
Sporti në zi, ndahet nga jeta ish-basketbollisti i Dinamos, vëllai binjak i Ema Andreas!
Breaking News

Sporti në zi, ndahet nga jeta ish-basketbollisti i Dinamos, vëllai binjak i Ema Andreas!

29/12/2025
“Kam qenë shumë i dashuruar”, Stenaldo hap zemrën: Nuk më interesonte asgjë tjetër…
Breaking News

“Kam qenë shumë i dashuruar”, Stenaldo hap zemrën: Nuk më interesonte asgjë tjetër…

29/12/2025
Nuk takoi të atin, reagojnë nëna dhe motra e Malit!
Breaking News

Nuk takoi të atin, reagojnë nëna dhe motra e Malit!

28/12/2025
Ups! Të gjithë e paskemi ditur gabim emrin e Ylli Limanit
Breaking News

Ups! Të gjithë e paskemi ditur gabim emrin e Ylli Limanit

27/12/2025
Next Post
RREFIMI/ Michelle Hunziker flet për vështirësitë që kaloi me Eros Ramazzottin

RREFIMI/ Michelle Hunziker flet për vështirësitë që kaloi me Eros Ramazzottin








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera